Një valë i nxehti ka përfshirë Ballkanin, me temperatura mbi 39 gradë Celsius, që janë regjistruar në Shqipëri, Serbi, por edhe në Malin e Zi.
E teksa në Shqipëri dita e enjte, por edhe e premtja do të jenë më të nxehtat për këtë verë deri në këto momente, situata paraqitet emergjente dhe në vendet fqinjë.
Qytetarët e Beogradit zgjodhën liqenin e Ada Ciganlija dhe shatërvanët për të kaluar orët e nxehta, ku temperaturat arritën 39 gradë, ndërsa qeveria urdhëroi punëdhënësit të marrin masa për të mbrojtur punëtorët e tyre nga vala e të nxehtit.
Autoritetet shëndetësore, të cilët shpallën alarm të kuq, u thanë njerëzve që të mos dilnin jashtë në orët e pikut.
Në Malin e Zi fqinj, turistët u relaksuan dhe notuan në plazhet përgjatë bregdetit të Adriatikut, duke përfshirë dhe zonën e Ada Bojanas, pranë Shqipërisë.
Autoritetet shëndetësore malazeze paralajmëruan njerëzit të qëndrojnë në hije deri në orët e vona të pasdites.