Zhvillimet gjeopolitike mund të kthejnë sërish krizën e lartë të çmimesh, atë të vitit 2022 ku të gjithë u detyruam të paguajmë përtej normales. Lufta Rusi-Ukrainë apo dhe Izrael-Palestinë mund të anojnë inflacionin në krahun rritës.
Në prezantimin e raportit të politikës monetare, Banka e Shqipërisë bën të ditur se këto rreziqe e jashtme mund të ushtrojnë presion në rritjen e çmimit të naftës dhe ushqimeve.
“Gjatë vitit 2023 kemi patur përgjysmim të inflacionit. Në linjë me pritjet që kemi patur. Në bazë të projeksioneve tonë ne besojmë që këto pritje do vazhdojnë dhe në të ardhmen”, thotë Erald Themeli, drejtor i politikës monetare në Bankën e Shqipërisë.
Përtej presioneve të jashtme, një luhatje të inflacionit brenda vitit sipas Bankës së Shqipërisë, do ta sillte edhe rritja e kërkesës si pasojë e turizmit, por edhe rritjes së pagave në sektorin publik.
“Vendimet e politikës monetare nevoja e respektimit të stabiliteti të çmimeve në 3%. Ripërditësimi i parashikimeve parashikon se do vijë në rënie në 2024. Në përgjithësi kushtet monetare mbeten të përshtatshme”, tha ai.
Shqipëria e mbylli vitin 2023 me një inflacion mesatar 4.8% ndërsa viti nisi me 3.4%. sa i përket rritjes ekonomike Banka Qendrore parashikon një ngadalësim të lehtë dhe të përkohshëm gjatë vitit 2024, dhe t’i rikthehet potencialit gjatë viteve në vijim.