Sigurimi i Shtëpisë mbron shtëpinë tuaj
Keni punuar dhe keni kursyer për një kohë të gjatë për blerë shtëpinë tuaj. Dhe në rast ngjarjeje të papritur ju mund të mos i keni sërish ato para për ta riparuar apo ndërtuar.
Në rast fatkeqësie të papritur, si një zjarr, tërmet apo stuhi, ju do të duhet të kurseni miliona lekë, në varësi të shtëpisë suaj, pasi për çdo dëm përgjigjet kompania e sigurimit.
Sigurimi i Shtëpisë mbron zotërimet tuaja
Sigurimi i Shtëpisë mbron më shumë sesa shtëpinë tuaj aktuale.
Po të gjitha ato gjërat e vlefshme për të cilat ju keni shpenzuar dhe që ju është dashur kaq vite që t’i grumbulloni? Edhe orenditë, sendet apo pasuritë tuaja personale mbulohen gjithashtu nga Sigurimi i Shtëpisë.
Ajo mbron gjërat tuaja më të çmuara në rast vjedhjeje, dëmtimi, ose humbje.
Do të ishte një goditje e madhe për ju nëse do t’ju vidhnin diçka të çmuar. Por të mos kesh para për zëvendësimin e tyre do të ishte një goditje edhe më e madhe.
- Sigurimi i Shtëpisë ju mbron nga paditë
Ekziston gjithmonë mundësia që një vizitor apo një fqinji juaj dëmtohet për shkak të ngjarjes në pronën tuaj dhe nëse ky lëndim çon në shpenzime mjekësore (lëndime trupore) ju mund të paditeni.
Ky lloj mbulimi quhet përgjegjësia ndaj palëve të treta, dhe është me të vërtetë e rëndësishme që ju ta keni. Kjo ofrohet si mbulim shtesë i Sigurimit të Pronës.
- Sigurimi i Shtëpisë ju ndihmon që të bëni një gjumë të qetë
Kur mendojmë për skenarët më të këqinj, imagjinata jonë endet nga fatkeqësitë natyrore deri tek vjedhjet. Sigurimi i Shtëpisë nuk do t’i ndalojë domosdoshmërisht gjërat e këqija që të mos ndodhin, por ato do t’ju falin qetësinë përmes mbrojtjes dhe paqes së mendjes që nëse diçka e tillë ndodh, ju do të jeni në gjendje që ta përballoni atë të duke qenë financiarisht të mbrojtur.
Pra, a na nevojitet sigurimi i shtëpisë? Pa dyshim që po.
Sigurimi i Shtëpisë është mbrojtja më e mirë financiare kundër ngjarjeve të papritura që mund të na ndodhin në jetë, duke na ofruar atë që duam më shumë, qetësinë e mendjes.
Kostoja e sigurimit?
Pavarësisht se çmimi i ndërtimit në Shqipëri dhe kryesisht në Tiranë vjen gjithmonë e në rritje, duke arritur edhe vlera 4 mijë – 5 mijë euro për metër katror, Sigurimi i Shtëpisë është ende shumë i lirë. Ai nis nga vetëm 5,000 Lekë në vit ose rreth 25 Lekë në ditë.
Sigurimi i Pronës, tashmë një klik larg
Sigurimin e Shtëpisë tashmë mund ta blini kudo që të jeni. Në makinë, në shtëpi, në një takim, në zyrë apo edhe në një bar kafe.
Mjafton vetëm një celular apo një laptop dhe çdo shërbim që lidhet me sigurinë e pasurisë suaj, është vetëm një klikim larg duke ju kursyer kohë, dhe para.
Hyni në www.sigal.com.al dhe blini direkt nga celulari Sigurimin e Shtëpisë.
Gjithashtu, SIGAL UNIQA ofron mundësinë që nëse je i siguruar të mund të informohesh në kohë rekord se si të veprosh në rast dëmi.
Çfarë prisni? Siguroni Shtëpinë dhe ofrojini vetes dhe familjes suaj siguri.
Keni pyetje? Shkruani në:
E-mail: [email protected]
Whatsapp: 0686062829
LEXO EDHE: Partneri ideal i sigurimeve/ Raporti i AMF: Sigurimi i Pronës vijon ti besohet SIGAL UNIQA-s