11.5 C
Tirana
Friday, November 22, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetPërse duhet Sigurimi i Pronës

Përse duhet Sigurimi i Pronës

Keni investuar gjithë jetën për të ngritur një biznes apo për të blerë një shtëpi dhe të gjitha këto duhen mbrojtur. Për këtë arsye ju duhet Sigurimi për pronën tuaj. Mos lejoni që mungesa e një plani mbrojtjeje të shkatërrojë pasurinë tuaj.

Shqipëria është mjaft e ekspozuar ndaj përmbytjeve dhe ndodhet në zonën e rrezikut sa i përket lëkundjeve sizmike.

Askush nuk mund t’i ndalojë, por ajo që mund të parandaloni ju, janë kostot financiare për pronën tuaj, nëse këto fatkeqësi do të dëmtojnë biznesin apo banesën tuaj.

Kostoja financiare e Sigurimit të Pronës bazohet në mbulimet që ju kërkoni. Vlerat financiare të sigurimit janë të përballueshme nga të gjitha shtresat e shoqërisë pasi kompanitë e sigurimeve përgjithësisht kanë përllogaritur një kosto për primin e mbulimit rreth 1 euro për m2 të banesës.

Kjo për mbulimin bazë, ndërsa për mbulime shtesë do të llogaritet sipas përzgjedhjes tuaj në Policën e Sigurimit nga kompania e sigurimit.

Në të njëjtën kohë ju mund të siguroheni edhe për dëmet që u shkaktohen edhe palëve të treta, duke deleguar përgjegjësinë financiare të dëmit tek shoqëritë e sigurimit.

SI DUHET TË VEPRONI NË RAST DËMI?

– Të njoftojë organet e Rendit dhe njësitë zjarrfikëse dhe të njoftojë Shoqërinë e Sigurimit brenda 24 orëve nga momenti e ngjarjes, duke specifikuar rrethanat;
– T’i japë menjëherë rajonit përkatës të policisë një listë të objekteve të dëmtuara; Nëse është e mundur, të mos ndryshojë asgjë në vendngjarje pa miratimin e Siguruesit;
– T’i dorëzoje Siguruesit brenda 5 ditëve nga ndodhja e ngjarjes një listë të firmosur të të gjitha objekteve të humbura, dëmtuara apo shkatërruara, sipas formularit të dhënë nga Shoqëria e Sigurimit, si dhe vlerën për të cilën kërkon të dëmshpërblehet.
I Siguruari, që për qellime përfitimi të padrejtë, zmadhon vlerën e dëmit, deklaron të humbura apo dëmtuara sende që nuk ekzistonin në momentin e ngjarjes, fsheh apo vë dorë mbi sende të shpëtuara, krijon dokumenta të rreme, ndryshon me qëllim gjurmët e provat materiale të ngjarjes, humbet të drejtën për dëmshpërblim.

MOS HEZITONI!

Jepini prioritetin që duhet gjërave më të rëndësishme: familjes, shëndetit dhe shtëpisë ku jetoni.

Të gjithë e dimë që jeta ndonjëherë sjell të papritura e rreziqe që mund të dëmtojnë pronën tonë ndaj sigurimi është një domosdoshmëri.

Por edhe sigurimi i përgjegjësisë ka rëndësi, pasi duke pasë një policë të tillë sigurimi, mund të qëndroni i qetë nëse si pasojë e një zjarri apo përmbytje në pronën tuaj, dëmtohet edhe prona e fqinjit.

SIGUROHU NGA ZJARRI, TËMETI DHE PËRMBYTJET!

Lexo edhe2 vjet nga tërmeti, Top News: SIGAL UNIQA siguron pronën, dëmshpërblime të plota

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat