4.5 C
Tirana
Monday, January 12, 2026
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetPërplasi kalimtarin me pasojë vdekjen në Fier, çfarë duhet ditur nga siguracionet

Përplasi kalimtarin me pasojë vdekjen në Fier, çfarë duhet ditur nga siguracionet

(Fotoja e artikullit ilustruese, e gjeneruar me AI) 

Specialistët e Qarkullimit Rrugor të DVP Fier kanë arrestuar drejtuesin e automjetit të përfshirë në aksident, shtetasin E. K., 34 vjeç, banues në fshatin Fiershegan, bashkia Lushnjë.

Policia bëri me dije se arrestimi i 34-vjeçarit është kryer në vijim të veprimeve hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit, ndërsa materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme ligjore.

Çfarë duhet ditur nga siguracionet? 

Familjarëve të viktimës u lind e drejta të kërkojnë dhe përfitojnë dëmshpërblim nga siguracioni i mjetit që shkaktoi aksidentin. Mirëpo në këtë rast, koncepti i fajësisë këtu është kyç. Duhet pritur raporti policor e mandej vendimi gjyqësor për ndarjen e fajësisë, sepse kompania e sigurimeve mund të rimbursojë të gjithë masën e paguar për dëmet, interesat dhe shpenzimet nga personi përgjegjës për dëmet.

Çfarë dëmshpërblimesh jepen në rast vdekjeje?

Ligji parashikon që familjarët mund të marrin:

1. Dëmshpërblim pasuror

Humbja e të ardhurave që viktima do të sillte për familjen. Kjo llogaritet duke parë të ardhurat e viktimës dhe moshën e saj (sa vite pune i kishin mbetur). Nga të ardhurat zbritet një pjesë që llogaritet si konsum personal i viktimës. Pjesa tjetër llogaritet si humbje për familjen. Sa më i ri dhe me të ardhura më të larta të jetë viktima, aq më i madh është dëmshpërblimi.

2. Shpenzimet e varrimit

Ligji jep një shumë fikse prej 300,000 lekësh për shpenzimet e varrimit.

3. Dëmi moral dhe ekzistencial

Ky është dëmshpërblim për dhimbjen, tronditjen emocionale dhe ndryshimin e jetës së familjarëve.

Deri në 220,000 lekë për secilin prind, fëmijë ose bashkëshort dhe gjysma e kësaj shume për motrat ose vëllezërit, është masa e dëmshpërblimit për dëm moral.

E njëjta skemë vlen edhe për dëmin ekzistencial, me të njëjtat shpenzime.

Dokumentet që duhen

Përveç dokumenteve të zakonshme, kërkohen edhe skeda e vdekjes, certifikata e vdekjes dhe akti i trashëgimtarëve.

Ku duhet bërë kërkesa?

Familjarët mund t’i drejtohen:

Kompanisë së sigurimit të mjetit që shkaktoi aksidentin,
ose

Byrosë Shqiptare të Sigurimit në rastet kur ligji e parashikon.

Po nëse mjeti që shkakton aksidentin është i paidentifikuar ose i pasiguruar? 

Edhe në këtë rast, dëmshpërblimi është i mundur.

Familjarët e të dëmtuarit duhet t’i kërkojnë zyrtarisht Byrosë së Sigurimeve hapjen e procesit.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat