Një person i paidentifikuar është gjetur i pajetë ditën e sotme në aksin rrugor Elbasan-Peqin, në fshatin Papër. Dyshohet se ai ka humbur jetën, pasi është aksidentuar për vdekje nga një makinë, ndërsa shoferi ka ikur nga vendngjarja.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit, identifikimin e viktimës dhe kapjen e drejtuesit të automjetit.
Njoftimi i Policisë:
Më datë 22.12.2022, në aksin rrugor Elbasan-Peqin, në fshatin Paper, është gjetur i pajetë, në rrugë, një shtetas ende i paidentifikuar.
Nga veprimet hetimore paraprake dyshohet se ky shtetas ka humbur jetën pasi është aksidentuar nga një drejtues automjeti, ende i paidentifikuar, i cili është larguar nga vendngjarja.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit, identifikimin e viktimës, identifikimin dhe kapjen e drejtuesit të automjetit.