Një aksident ka ndodhur në qytetin e Korçës, ku një automjet tip ML ka humbur kontrollin, është përplasur me një mjet të parkuar anës rrugës dhe më pas nga goditja është përmbysur në rrugë.
Çfarë duhet të dimë nga siguracionet?
TPL-ja e mjetit ML do të dëmshpërblejë dëmet që iu shkaktuan mjetit të parkuar. TPL-ja e një mjeti, pa risigurues, mund të mbulojë deri në 250 mijë euro dëme, materiale, shëndetësore dhe joshëndetësore. Me risigurues ky dëmshpërblim shkon deri në 750 mijë euro.
Nuk dihet nëse mjeti ML ka patur pasagjerë, por nëse po, dëmtimet e tyre shëndetësore mbulohen nga TPL-ja e mjetit.
Çfarë nuk mbulohet?
Duhet siguracion KASKO për dëmet e ML.
Duhet siguracion shëndeti, bazë, standard, argjend ose golden, ose një siguracion nga aksidentet personale, për dëmet shëndetësore të drejtuesit të ML.
Nëse shoferi ka qenë nën konsum alkooli, TPL Plus-i mund të mbulojë deri në 10 mijë euro dëme materiale te makina e parkuar. Po ashtu, duke qenë se ML ka një kubikazh të lartë si mjet, nëse drejtuesi, për të cilin nuk kemi ende informacion, ka patur një leje drejtimi për mjete me kubikazh më të ulët se sa ML, deri në 10 mijë euro dëme materiale i mbulon po ashtu siguracioni TPL Plus.
Për zhvendosjen dhe riparimin e mjetit të përmbysir, edhe siguracioni AUTOSOS do të ndihmonte më së tepërmi.




