Një person humbi jetën dhe dy të tjerë mbetën të plagosur si pasojë e një aksidenti të rëndë rrugor që u regjistrua mbrëmjen e së shtunës në Bulqizë.
Sipas informacioneve, aksidenti ka ndodhur në vendin e quajtur “Mbikalimi i Bulqizës”, ku mjeti tip Benz i drejtuar nga Yll Rama dhe pasagjer D.S. u përplas me makinën e drejtuar nga 25 vjeçari Esmerald Nika.
Pasoja ka qenë tepër e fortë dhe për pasojë Esmerald Nika ka ndërruar jetë në spital, për shkak të plagëve të marra.
Dy personat e tjerë mbetën të plagosur me policinë që vijon hetimet mbi shkaqet e aksidentit.
LEXO EDHE: Traumat nga aksidentet/ Kryesojnë urgjencat ditore, vdekjet dhe invalidizimet në shifra alarmante