Një 7 vjeçar ka ndërruar jetë sot pasi dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën në Bërxullë.
Sipas policisë, “reth orës 18:25, në fshatin Bërxull, në rrugën “Shkëndija”, janë përplasur automjeti me drejtues shtetasin E. H., 30 vjeç, me automjetin me drejtues shtetasin N. A., 63 vjeç.
Si pasojë ka ndërruar jetë aksidentalisht nga përplasja e dy mjeteve, një i mitur rreth moshës 6-7 vjeç, i cili ka qenë në rrugë.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit”