Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e së dielës në rrugën “Nënë Tereza” në Kamëz ku për pasojë ka humbur jetën një grua dhe është plagosur një tjetër.
Sipas njoftimit të policisë, makina e drejtuar nga B.K. është përplasur me mjetin e E.K. dhe më pas me shtetaset F. M., 46 vjeçe, dhe Xh. M., 20 vjeçe (këmbësore).
Si pasojë e dëmtimeve të marra nga aksidenti shtetasja F. M., ka ndërruar jetë në spital, ndërsa shtetasja Xh. M., ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
LEXO EDHE: Keni siguracionin TPL dhe jeni përfshirë në një aksident? Ja si duhet të veproni