Aksidenti me 8 të plagosur ne aksin rrugor Korçë-Bilisht.
Ngjarja ka ndodhur në afërsi të kryqëzimit të fshatit Tren, ku në aksident janë përfshirë 3 mjete, brenda të cilave ndodheshin edhe fëmijë.
Sipas policisë rrugore, mendohet se njëri nga mjetet ka kryer manovër të gabuar duke kërkuar të hyjë nga rruga kryesore në rrugë dytësore të fshatit Tren, çka ka sjellë edhe përplasjen me dy mjete të tjera të cilët ishin duke udhëtuar në rrugën nacionale
Gjithnjë sipas policisë, nga ky aksident kanë mbetur të lënduar 8 persona përfshirë dhe dy fëmijë.
Të gjithë te plagosurit ndodhen në spitalin rajonal të Korçës ku mësohet se dy prej janë në gjendje më të rëndë.
Policia ka marrë në pyetje personat e përfshirë në aksidentin e rëndë për të mësuar në shumë për dinamikën e këtij aksidenti.
LEXO EDHE: Këmbanat e aksidenteve rrugore po bien më fortë në Shqipëri/ Përse duhet të sigurohemi?