Një aksident i trefishtë automobilistik ka ndodhur pasditen e sotme në aksin nacional Ura e Leklit-Përmet.
Ngjarja ka ndodhur në afërsi të kthesës për në fshatin Kodër, ku tre automjete janë përplasur me njëri-tjetrin si pasojë e lagështisë në rrugë.
Dy automjete kanë qenë me turistë të huaj.
Pjestarët e një familjeje franceze dhe pjesëtarët e një familje polake kanë mbetur të lënduar si pasojë e këtij aksidenti.
Nga policia rrugore bëhet e ditur se, automjeti tip Ford me targa polake ka goditur automjetin tip Volkswagen e marrë me qira nga familja franceze në Tiranë.
Më pas, në aksident është përfshirë edhe një automjet tip Benz i drejtuar nga një banor i zonës.
Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar pjesëtarët e familjes franceze, 3 fëmijë dhe nëna e tyre, të cilët u dërguan me urgjencë në drejtim të Spitalit Rajonal të Gjirokastrës, si dhe pjesëtarët e familjes polake me gërvishtje të lehta.
LEXO EDHE: Aksidentet rrugore, si një bilanc lufte/ 84 viktima dhe mbi 1100 të plagosur në janar-korrik