Numri i të vdekurve në Derna e shkatërruar nga përmbytjet mund të arrijë në 20,000, sipas kryebashkiakut.
Abdnulmenam Al Ghaiti tha se këto vlerësime bazohen në numrin e rretheve në qytet që “u zhdukën” nga stuhia “Daniel” që përmbyti Derna-n.
Më shumë se 5,300 njerëz kanë vdekur dhe të paktën 10,000 janë të zhdukur. Ndërsa mijëra janë të zhvendosur.
Autoritetet lokale dhe shërbimet e urgjencës në Libinë lindore i bënë thirrje komunitetit ndërkombëtar për ndihmë, duke paralajmëruar se vendi nuk ka infrastrukturën e nevojshme për t’u përballur me një fatkeqësi të kësaj shkalle.
LEXO EDHE: Stuhia “Daniel”, pararojë e stuhive të tjera/ A jeni gati? Çfarë siguracioni keni?