Numri i viktimave në qytetin bregdetar të Libisë, Derna është rritur në 11,300 ndërsa përpjekjet e kërkimit vazhdojnë pas një përmbytjeje masive të shkaktuar nga thyerja e dy digave në shirat e dendur, raportojnë mediat e huaja.
Ndërkohë raportohet se 10.100 persona mbeten të zhdukur. Kryetari i bashkisë Derna, Abdulmenam al-Haiti, tha se numri i të vdekurve mund të arrijë në 18,000 deri në 20,000, bazuar në shkallën e dëmit. “Daniel”, një stuhi mesdhetare jashtëzakonisht e fortë, shkaktoi përmbytje vdekjeprurëse në qytete në të gjithë Libinë lindore, por më i godituri ishte Derna, një qytet me rreth 125 mijë banorë.
Përmbytjet kanë qenë të përmasave të mëdha, ndërsa pamjet e shpërndara kudo në rrjet treguan makina të zhytura, ndërtesa të shembura dhe përrenj uji që vërshojnë nëpër rrugë.
Stuhia solli përmbytje katastrofike edhe në Greqi javën e kaluar përpara se të lëvizte në Mesdhe.
LEXO EDHE: Stuhia “Daniel”, pararojë e stuhive të tjera/ A jeni gati? Çfarë siguracioni keni?