Shqipëria sot është sërish nën ujë. Nuk është hera e parë. Nga Vlora në Nënshkodër, Gjirokastër e Sarandë, Kurbin etj, të njëjtat pamje përsëriten vit pas viti. Lumenj që dalin nga shtrati, fshatra që izolohen, ekonomi familjare që zhytet në krizë me reshjet e para.
E megjithatë, Shqipëria, edhe pse vendi që renditet në çdo hartë evropiane të risqeve si një nga më të ekspozuarit ndaj përmbytjeve, rrëshqitjeve të dherave, tërmeteve dhe zjarreve, qytetarët e tij po vazhdojnë të paguajnë më pak se kushdo tjetër në kontinent për sigurinë financiare nga risqet natyrore.
Ky kontrast është alarmues: shqiptarët jetojnë në një territor të rrezikuar si pak vende të tjera në Europë, por mbrohen financiarisht më pak se pothuajse kushdo tjetër.
Ndërsa natyra po bëhet gjithnjë e më agresive, mbrojtja financiare nga pasojat e saj po bëhet gjithnjë e më e dobët. Kjo qasje është saktësisht ajo që nuk do të duhej ndjekur ndaj këto radhë synojnë të sjellin sadopak ndërgjegjësimin me kah të kundërt: më shumë sigurim, sepse risqet janë bërë më të pranishme.
Gjysëm milionë shqiptarë të prekshëm
Shqipëria nuk e ka luksin të mburret me “bekimin natyror” të treqind ditëve me diell në vit, nëse frytet e këtyre 300 ditëve rrezikohen nga mungesa e ndjeshmërisë dhe vigjilencës ndaj rreziqeve që ndryshimet klimatike mbartin. Realiteti po na tregon se ky “bekim” nuk mjafton, nëse paralelisht nuk ndërtojmë kulturë mbrojtjeje, parandalimi dhe veçanërisht të sigurimit të dëmeve financiare që këto fenomene sjellin.
Ashtu si tërmeti, që vetëm gjashtë vjet më parë shkaktoi 51 viktima, qindra të plagosur dhe dëme financiare mbi 1 miliard euro, edhe përmbytjet janë një rrezik real dhe i vazhdueshëm, të cilat nga nëntori deri në prillin e vitit pasues, pothuajse çdo vit, veçanërisht për Ultësirën Perëndimore, pulsojnë rrezik konkret: financiar dhe në jetë njerëzish.
Studimet e hershme dëshmojnë se jeta e gjysmë milioni shqiptarëve dhe 1/3 e ekonomisë së vendit mund të preket nga pasojat e përmbytjeve.
Këto janë shifra që nuk mund t’i shpërfillim. Përmbytjet nuk janë thjesht një lajm i keq sezonal, por një kërcënim që kërkon përgjegjësi dhe veprim nga secili: individë, familje, biznese, shoqëri dhe struktura shtetërore.
Harta e riskut dhe lumenjtë

E gjithë Ultësira Perëndimore gjendet në hartën e risqeve nga përmbytjet, sipas platformave globale si Floodmap. Lumenjtë që derdhen në detet Jon dhe Adriatik, sidomos ata lumenj me prurje të mëdha vjetore, që përshkojnë Ultësirën Perëndimore, paraqesin nivelin më të lartë të riskut.
Drini, që bashkohet me Bunën për të formuar të njohurin si baseni Drin–Bunë; lumi Vjosë me 195 m³/s; lumi Mat me 105 m³/s dhe lumi Seman me 95 m³/s janë ndër më problematikët dhe me një historik të mëvetshëm dëmesh.
Ultësira Perëndimore dhe veçanërisht basenet ujore të Drinit dhe Vjosës janë historikisht të prirura ndaj përmbytjeve për shkak të shpyllëzimit, ndërhyrjes në shtretërit e lumenjve dhe mungesës së menaxhimit afatgjatë.
Për më tepër, keqpërdorimi i tokës, ndërtimet pa kritere, keqadministrimi i pyjeve, argjinaturat, digat dhe rezervuarët ndikojnë ndjeshëm në rritjen e riskut. Ndaj, kjo është një situatë që kërkon domosdoshmërisht masa të qëndrueshme, por edhe ndërgjegjësim individual.
Rëndësia e sigurimeve
Në këtë realitet, sigurimet nuk janë më një opsion dytësor. Ato janë mekanizmi më i sigurt dhe më i besueshëm për t’u përballur financiarisht me pasojat e përmbytjeve dhe fatkeqësive natyrore.
Sigurimi i banesës, i biznesit apo i pasurive të tjera ul ndjeshëm pasiguritë ekonomike dhe shmang goditjen e rëndë që një fatkeqësi natyrore sjell në buxhetin e një familjeje apo kompanie.
Një policë sigurimi mundëson që dëmet të kompensohen shpejt dhe në mënyrë të garantuar, duke i dhënë individëve dhe bizneseve mundësinë të rikthehen në normalitet në kohë shumë më të shpejtë, edhe në skenarët më të vështirë.
Rritja e mbulimit me sigurime zvogëlon ndjeshëm edhe barrën mbi financat publike. Shteti nuk mund, dhe as nuk duhet, të përballojë çdo dëm të shkaktuar nga natyra, siç po shihet tani në mesin e nëntorit. Përgjegjësia duhet të ndahet.
Dallimi i rastit të përmbytjeve të fundvitit të shkuar mes Francës dhe Spanjës ishte thelbësor në këtë drejtim.
Në Francë niveli i sigurimit të dëmeve dhe i dëmeve të siguruara ishte më i lartë: ndaj komunitetet e prekura u kthyen më shpejt në normalitet financiar krahasuar me Spanjën, e cila pati shumë nevojë për më shumë ndihmë shtetërore dhe së fundmi edhe për një fond solidariteti më të lartë nga BE-je vetëm pak ditë më parë.

SIGAL Insurance Group
Vetëm në nëntë muajt e parë të vitit 2025, sipas raportit zyrtar të AMF, një e katërta e të gjitha dëmeve të paguara nga sektori i sigurimeve në Shqipëri mbulohen nga SIGAL IG.
Vetëm SIGAL ka paguar 15 milionë euro për qytetarët, konkretisht për 15.3 mijë përfitues në 9 muajt e parë të këtij viti.
Nga ana tjetër, shqiptarët kanë paguar vetëm 407,985,000 lekë për sigurimet ndaj zjarrit dhe katastrofave natyrore në vitin 2025, një shifër që shënon një ulje prej 10.37% krahasuar me 9-mujorin e parë të vitit paraardhës.
Kjo ulje është në kontrast të plotë me realitetin, sidomos kur Shqipëria renditet ndër vendet më të ekspozuara në Europë ndaj përmbytjeve, rrëshqitjeve të dherave, tërmeteve dhe zjarreve.
Më shumë e rrezikuar, por pagon më pak për sigurim. Ky fenomen përbën një alarm. Drejtim i gabuar!
Megjithëse qytetarët po paguajnë më pak për të siguruar pronat nga rreziqet e zjarrit dhe katastrofave, vetëm në vitin 2025 SIGAL IG ka paguar 50.93% më shumë dëme në pasuri për klientët e saj, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Konkretisht, falë vendimit të zgjuar të atyre që kanë siguruar pronat nga zjarri dhe fatkeqësitë natyrore, SIGAL ka paguar 164,798,000 lekë, që përbën 40.39% të të gjitha dëmeve në pronë të paguara nga tregu i sigurimeve në nëntë muajt e parë të vitit.

Në sigal.com.al, për vetëm 45 sekonda online ose duke vizituar pikën më të afërt fizike, mund ta sigurosh pronën tënde nga zjarri dhe rreziqet e tjera natyrore.




