I ftuar në “Wake Up”, në Top Channel dhe Top Albania Radio, Avni Ponari, CEO i SIGAL UNIQA, foli edhe për përmbytjet e 4 tetorit në Vlorë.
Sipas tij, qytetarët dhe bizneset e siguruara janë dëmshpërblyer tashmë.
“Bëra një status para ca kohësh, “sikur Vlora të ishte e siguruar. Çfarë do ndodhte?” Dhe në këtë status përshkrova sa do zgjaste koha e pagesës për secilin nga ata që ishin dëmtuar. Fatkeqësisht 50 biznese dhe dyqane ishin të siguruar nga përmbytjet në Vlorë. Ne i përcaktuam menjëherë dhe i paguam. Ata i morën lekët. Pjesa tjetër thoshte pse paguan këtë dhe s’më paguan dhe mua? Po ky është i siguruar. Ti nuk je i siguruar”.
Ponari shtoi më tej se, Shqipëria ndodhet në mes vendeve më të rrezikuara nga tërmetet dhe përmbytjet dhe nëse Vlora do të ishte e siguruar, sot të gjithë do të merrnin pagesat për dëmet e pësuara në banesa, biznese apo automjete.
“Po të kishte qenë që, i gjithë qyteti i Vlorës, që mund ta bëjë edhe Këshilli Bashkiak, mund të bëhet edhe në shkallë kombëtare, rreziku nga katastrofat. Si rrezik potencial për gjithë Shqipërinë. Tërmete, ne jemi të ekspozuar. Jemi në zonën e kuqe. Tregu i sigurimeve i ka të përcaktuara zonat. Shqipëria është në zonën e kuqe për tërmetet. Ka zona të rrezikuara nga përmbytjet. Sot në të gjithë botën po punohet për ndërtimin e skemave të mbrojtjes nga katastrofat, të cilat janë uji, breshëri, tërmeti, të cilat janë rreziqe potenciale. Sivjet patëm për herë të parë shumë dëme nga breshëri me KASKO. Dhe paguam shumë para. Po duke qenë se numri nuk është shumë i madh të makinave KASKO dhe paguam pak. Po paguam rreth 100 e ca mijë euro për disa nga makinat që ishin dëmtuar. Ne i ofrojmë të gjithë produktet. E mbulojmë edhe këtë lloj rreziku. Dhe nëse do ishte e gjithë Vlora e siguruar do të ishte e gjitha e mbuluar. Tregu i sigurimeve do të paguante menjëherë. Të gjithë vlonjatët do të merrnin paratë cash”.
INTERVISTA E PLOTË: