13.5 C
Tirana
Wednesday, December 18, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetPërmbytjet në Spanjë, humbjet e siguruara arrijnë në 3.5 miliardë euro

Përmbytjet në Spanjë, humbjet e siguruara arrijnë në 3.5 miliardë euro

Humbjet totale ekonomike nga përmbytjet e DANA (Depresión Aislada en Niveles Altos) që goditën rajonin e Valncias, vlerësohen në 12 – 13 miliardë euro, ndërsa Konsorciumi publik/privat i Spanjës për Kompensimin e Sigurimeve (CCS), tha se do të paguajë të paktën 3.5 miliardë euro

Në vjeshtën e vitit 2024, një sistem i nivelit të lartë të ndërprerjes së presionit të ulët (DANA) preku Valencia në Spanjë, duke sjellë reshje shiu rekord midis 26 dhe 29 tetorit.

Brenda vetëm 8 orëve, rajoni mori po aq shi sa do të kishte në më shumë se 20 muaj.

Komunat në kodrat përreth Valencias u goditën më rëndë:

– Chiva regjistroi 491 milimetra shi në 8 orë, ekuivalente me reshjet e një viti të tërë.

– Buñol mori 461 milimetra në 24 orë.

Reshjet e mëdha rrënuan ura, shina hekurudhore, shtëpi, biznese, makina etj.

Përmbytjet i zunë në befasi banorët. Deri tani, numri i të vdekurve është 224, me 216 në Valencia. Trupat e pajetë u getën në katet e para, bodrume, garazhe, makina dhe në rrugë.

LEXO EDHE: Sigurimi nga përmbytjet, si të zgjidhni mbulimin e duhur

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat