Shoqata Gjermane e Sigurimeve (GDV) vlerëson se, humbjet e siguruara nga përmbytjet e këtij viti arrijnë në rreth 2 miliardë euro.
PERILS, një ofrues i pavarur i të dhënave të sigurimit të katastrofave me bazë në Zyrih, ka publikuar vlerësimin e tretë të humbjeve të industrisë së sigurimeve për përmbytjet që goditën Gjermaninë jugore nga 31 maji deri më 6 qershor 2024.
“Humbjet janë kryesisht nga dëmtimi i pronës, ku banesar përbëjnë 60% të totalit, ndërsa prona komerciale përfaqëson 40%. Shumica e humbjeve kanë ndodhur në Baden-Wüerttemberg dhe Bavari, të cilat së bashku përbëjnë mbi 95% të totalit”.
Humbjet kategorizohen sipas pronave rezidenciale, tregtare dhe industriale, me segmentim të mëtejshëm në ndërtesa, orendi-mall dhe ndërprerje të biznesit.
Këto të dhëna, të kombinuara me bazën e të dhënave të ekspozimit ndaj përmbytjeve PERILS për Gjermaninë, ofrojnë njohuri më të thella për rrezikun e pronës nga përmbytjet në rajon.
Në fund të majit dhe në fillim të qershorit 2024, Gjermania jugore përjetoi përmbytje të mëdha, veçanërisht në landet e Bavarisë dhe Baden-Württemberg.
Reshjet e dendura çuan në vërshimin e lumenjve, duke shkaktuar dëme të mëdha dhe duke kërkuar evakuime masive.
LEXO EDHE: Ndryshimet klimatike dhe humbja e biodiversitetit, dy sfidat themelore për epokën tonë