15.5 C
Tirana
Monday, September 16, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetPërmbytjet në Evropën Qëndrore, dhjetëra milionë euro dëme të siguruara/ Shifrat mund...

Përmbytjet në Evropën Qëndrore, dhjetëra milionë euro dëme të siguruara/ Shifrat mund të rriten në vazhdim

Reshjet intensive që goditën Austrinë, Republikën Çeke, Poloninë dhe Sllovakinë midis 16-20 gushtit, ka shkaktuar humbje të siguruara që arrijnë në dhjetëra milionë euro.

 

Kështu thotë raporti më i fundit nga “Aon Weekly Cat”.

 

Por teksa vlerësimet vazhdojnë, humbjet ekonomike ka të ngjarë të shkojnë në qindra milionë në ditët në vijim, thotë Aon.

 

Në të gjithë pjesët e Austrisë, shira të dendur, përmbytje të shpejta dhe rrëshqitje të dheut u panë veçanërisht në 16-17 gusht. Në St. Anton am Arlberg, përmbytjet dhe rrëshqitjet e dheut shkatërruan rrugë dhe shumë automjete.

 

Si rezultat i reshjeve rekord, vetëm në Vjenë u raportuan rreth 600 incidente. Shumë njerëz u shpëtuan nga automjetet e bllokuara dhe ndërtesat e përmbytura, ndërkohë që pati edhe bllokim të trafikut.

 

Raste të shumta të përmbytjeve të shpejta u raportuan gjithashtu në pjesë të ndryshme të Republikës Çeke, veçanërisht më 18 gusht.

 

Siguruesit u përballën me qindra dëme dhe me më shumë kërkesa që priten të depozitohen në ditët në vijim.

 

Përmbytje të mëdha përfshinë gjithashtu edhe Poloninë si rezultat i intensitetit të lartë të reshjeve të vëzhguara në zonat urbane.

 

Rrugë të shumta u përmbytën në Varshavë, më 20-21 gushtit.

 

Situatë e vështirë u raportua edhe nga pjesë të tjera të vendit, përfshirë Zamość, i cili vendosi rekordin e reshjeve.

 

LEXO EDHENdryshimet klimatike në Shqipëri, parashikohen miliarda $ humbje deri më 2050/ Si ti paraprijmë të keqes

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat