8.5 C
Tirana
Friday, November 22, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetPërmbytjet e fundit në Gjermani pritet t'u kushtojnë siguruesve rreth 2 miliardë...

Përmbytjet e fundit në Gjermani pritet t’u kushtojnë siguruesve rreth 2 miliardë euro

Shoqata Gjermane e Sigurimeve raporton se përmbytjet midis 31 majit dhe 4 qershorit, të cilat goditën jugun e Gjermanisë, pritet të rezultojnë në humbje të siguruara prej rreth 2 miliardë eurosh (2.15 miliardë dollarë).

Përmbytjet dëmtuan shtëpi, biznese, infrastrukturë dhe tokë bujqësore në pjesë të Gjermanisë jugore, ndërsa sollën evakuimin e mijëra njerëzve.

Sipas GDV, rreth 47% e ndërtesave në landin e Bavarisë ishin të siguruara kundër të gjitha rreziqeve natyrore, ndërsa në Baden-Württemberg kjo shifër rritet në 94%.

Ne presim dëme të siguruara në rajonin prej rreth dy miliardë eurosh”, tha Drejtori Menaxhues i GDV, Jörg Asmussen.

Ndërmjetësi i sigurimeve dhe risigurimeve “Aon”, në një raport të fundit, shprehet se duke pasur parasysh shtrirjen e përmbytjeve, humbjet ekonomike dhe ato të siguruara kanë të ngjarë të arrijnë të paktën në qindra milionë euro, ndoshta edhe më shumë.

“Humbjet ekonomike dhe të siguruara nga aktiviteti i stuhive në rajone të ndryshme evropiane vlerësohen të arrijnë në qindra milionë euro ose më shumë”, thotë “Aon”.

Gjermania gjatë një viti ka kaluar disa përmbytje të fuqishme, të shoqëruara me dëme të mëdha.

Në dhjetor, shumë lumenj në Gjermaninë veriore dhe qendrore dolën nga shtrati, ndërsa përmbytjet e majit në Saarland dhe Rheinland-Pfalz ishin gjithashtu shkatërruese.

Sipas përllogaritjeve,fatkeqësitë natyrore shkaktuan 280 miliardë dollarë humbje në vitin 2023 në mbarë botën, 108 miliardë prej të cilave u mbuluan nga kompanitë e sigurimeve.

LEXO EDHE: Ndryshimet klimatike/ Çfarë rrezikon Shqipëria dhe çfarë duhet të bëjmë?

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat