24.5 C
Tirana
Friday, September 20, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetPërmbytjet, breshëri apo stuhitë dëmtojnë edhe bujqësinë e blegtorinë

Përmbytjet, breshëri apo stuhitë dëmtojnë edhe bujqësinë e blegtorinë

Shqipëria dhe i gjithë gjithë rajoni është i ekspozuar ndaj katastrofave natyrore dhe ndryshimeve të klimës.

Siç po shohim edhe përmbytjet në Itali e pak ditë më parë në Poloni, Austri, Çeki etj, duket qartë tendenca në shtim e fatkeqësive natyrore dhe ashpërsia e tyre.

LEXO EDHE: Vlerësimet paraprake, “Gallagher Re”: Ja sa pritet të jenë humbjet e siguruara nga përmbytjet në Evropën Qëndrore

Por përmbytjet, stuhitë e erës apo breshëri nuk dëmtojnë vetëm banesa, biznese apo automjete.

Një ndër sektorët më të brishtë ndaj këtyre fenomeneve është edhe bujqësia. Mbi të gjitha në Shqipëri, ku bujqit dhe fermerët janë totalisht “të zbuluar” përballë këtyre rreziqeve.

Pse ndodh kjo?

Bujqësia është konsideruar nga të gjitha qeveritë si një sektor prioritar, por mbështetja me fonde nuk ka qenë kurrë e tillë. Ky sektor i ekonomisë ka vuajtur gjithmonë mungesën e financimeve dhe kreditimit edhe për shkak të mungesës së sigurimeve.

Në vendin tonë sigurimet në bujqësi dhe blegtori janë aq minimale sa mund të themi edhe inekzistente.

Thuajse çdo vit organizohen tryeza, takime, konferenca, mbahen fjalime, jepen premtime, lëvrohen fonde por bujqësia shqiptare është ende e pambrojtur përballë rreziqeve natyrore dhe askush nuk flet për sigurimet dhe rëndësinë tyre. Dhe sa herë ndodhin fatkeqësi natyrore të gjithë kthejnë sytë nga qeveria. Por nuk duhet të funksionojë kështu!

Në një ekonomi të lirë shteti luan rolin e rregullatorit dhe kontrollorit ndërsa përgjegjësia duhet të jetë individuale.

Por kur jemi përballë rreziqeve serioze për shkak të ndryshimeve klimatike, cilat mund të jenë zgjidhjet më të mira, të cilat do të mbrojnë financiarisht bujqit dhe fermerët?

Nē një intervistë të para pak viteve, CEO i “SIGAL UNIQA”, Avni Ponari do të jepte dy opsione se si mund të kryhej Sigurimi në Bujqësi duke shtuar se eksperiencat ndërkombëtare janë të shumta dhe se Shqipërisë i mjafton implementimi i njërës orej tyre

“Format më efikase për të mbuluar këto rreziqe janë dy:

E para, kur shteti merr përsipër t’i mbulojë vetë këto katastrofa, duke blerë në tregjet ndërkombëtare të risigurimeve ato që quhen “cat bond”. “Cat bond” janë produkte që kompanitë e risigurimeve ua shesin shteteve dhe shteti merret me trajtimin e dëmeve. Kjo është një praktikë e ndjekur nga vendet ku tregu i sigurimeve është i pazhvilluar dhe jo-efikas. Ky rast nuk vlen për vendin tonë, pasi në Shqipëri operojnë kompani dhe grupe të fuqishme strategjikë të sigurimeve, të cilët bashkëpunojnë me partnerë të fuqishëm ndërkombëtarë dhe kanë të gjitha kapacitetet për të mbuluar të katastrofat natyrore të të gjitha përmasave në Shqipëri. Tregu ynë i sigurimeve e luan më së miri këtë rol dhe mund ta përmbushë me sukses këtë detyrë.

 

E dyta është sigurimi i detyrueshëm i çdo familjeje i cdo biznesi për rreziqet e lartpërmendura. Që do të thotë, llogariten rreziqet potenciale të një vendi në një vit dhe mbi këtë bazë bëhen edhe kërkesat për mbulim.

Më konkretisht, nëse Shqipëria ka një rrezik potencial prej 300-400 milionë Euro në vit, atëherë llogaritet sa sa duhet të jetë çmimi i këtij mbulimi dhe mbi këtë bazë caktohet edhe primi i sigurimit, i cili paguhet një herë në vit dhe mbulon të gjitha rreziqet nga katastrofat natyrore. Në këtë mënyrë, shmanget përfundimisht përgjegjësia shtetit, i jepet një frymëmarrje buxhetit të shtetit, rigjenerohet ekonomia e vendit dhe mbi të gjitha krijohet pavarësia e çdo familjeje nga shteti, duke u larguar kështu përfundimisht nga roli “qaraman” nëpër dyert e shtetit sa herë që ndodhin përmbytje apo fatkeqësi të tjera natyrore!

Pra zgjidhja është e thjeshtë dhe ka një kosto të ukëy. Mekanizmi është i qartë dhe kërkon vetëm pak kohë për të dhënë zgjidhjen e domosdoshme”, do të shprehej ndër të tjera Ponari.

 

Natyrës nuk i dihet kurrë por një policë sigurimi shërben për ti paraprirë të papriturave dhe humbjeve financiare që shkaktojnë fenomene si breshëri, stuhitë, përmbytjet apo edhe zjarri.

Ky sigurim mbulon dëmtimet sasiore të prodhimit kryesor kundrejt një rreziku të papritur dhe të paparashikuar.

Mësoni më shumë duke vizituar www.sigal.com.al

Ose shkruani në [email protected] për të marrë një ofertë.

Të mos i quajmë këto fenomene si “katastrofa”, por si “ngjarje sigurimi”, si kudo në Europë dhe botë.

SIGURONI INVESTIMET TUAJA NË BUJQËSI DHE BLEGTORI NGA KATASTROFAT NATYRORE

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat