Nga përmbytjet, zjarret dhe dëmet në bujqësi, Shqipëria rrezikon të humbasë rreth 15,7% të Prodhimit të Brendshëm Bruto, apo rreth 3,5 miliardë euro deri në vitin 2050.
Raporti rajonal për Klimën dhe Zhvillimin në Vendet e Ballkanit Perëndimor i Bankës Botërore vlerëson se humbjet e Shqipërisë janë më të mëdhatë në Ballkanin Perëndimor.
“Deri dje dihej se ulliri kultivohej në një zonë të caktuar të vendit, por ndryshimet klimatike ka prishur ekuilibrat. Sot, bujqësia është e para e prekur nga ndryshimet klimatike. Gjithashtu zjarret, përmbytjet dhe energjia janë të tjerë fenomene negative që vijnë nga ndryshimet klimatike”, thotë për A2 CNN ekspertja e mjedisit Françeska Korançe.
Për të zbutur efektet e ndryshimeve klimatike, Banka Botërore përllogarit se Shqipërisë i duhet një shumë prej 6 miliardë dollarësh, nga 9,5 miliardë Serbisë, 6,8 miliardë Bosnje-Hercegovinës apo 6,4 miliardë Maqedonisë së Veriut.
“Këto 6 miliardë euro janë të domosdoshme për t’u përshtatur ndaj klimës. Do vijë një moment ku nuk do të mund të mitigojmë më ndryshimet. Duhet t’i paraprijmë duke u përshtatur”, shton Korançe.
Banka Botërore analizon se investimet në përshtatjen e klimës përforcojnë përfitimet sociale dhe mjedisore, që janë përtej atyre ekonomike ose financiare.
Këto përfitime të përbashkëta përfshijnë përmirësime në eficiencën e energjisë, bujqësinë, qëndrueshmërinë dhe diversitetin ekologjik.
“Shqipëria më shumë vuan efektet e të tjerëve se sa kontriubon te ndryshimet klimatike. Megjithatë, duke qenë pjesë e një zinxhiri edhe ne kontribuojmë në rregullimin e ekuilibrave të natyrës”.
SIGURIMI NGA FATKEQËSITË NATYRORE
Teksa ndjekim lajmet për ngjarjet që ndodhin thuajse çdo ditë në Europë dhe botë, nuk duhet harruar fakti se, Shqipëria është shteti më i rrezikuar nga katastrofat natyrore në kontinent.
Ekspertët ndërkombëtarë e kanë vendosur vendin tonë me rreth të kuq, me probabilitet të lartë risku, 8.46 nga 10 që është koeficienti maksimal.
Teksa “tekat” e natyrës mund të shkatërrojnë dëme të mëdha në banesa, biznese, automjete etj, Sigurimi nga fatkeqësitë natyrore është shumë i rëndësishëm.
ÇFARË ËSHTË SIGURIMI NGA KATASTROFAT NATYRORE
Sigurimi nga katastrofat është një paketë sigurimi që mbron shtëpitë dhe banesat tuaja nga fatkeqësitë natyrore të tilla si zjarr, tërmet, dhe përmbytje.
Sigurimi i shtëpisë mund të përmbajë disa lloje mbulimi, por humbja ose dëmtimi i pësuar si rezultat i disa lloje ngjarjesh është tipikisht e përjashtuar.
Si rregull, dëmtimi dhe shkatërrimi si pasojë e lëvizjes së tokës (të tilla si rrëshqitja e tokës, e dheut, tërmetet dhe gropat thithëse) ose përmbytjet (për shkak të stuhive etj.,) zakonisht nuk mbulohen nga sigurimi i shtëpisë.
Shumë polica të sigurimit të shtëpisë mbulojnë vetëm rreziqe të përmendura të cilat mund të variojnë nga polica në policë dhe nga një kompani sigurimi tek një tjetër.
Madje edhe një policë që ka të përshkruar termin “të gjitha rreziqet” mund të përjashtojë disa ngjarje ose disa kufizime specifike të policës, kështu që, ju mund të mos jeni plotësisht të siguruar nga një humbje madhore.
Pikërisht këtu vjen në ndihmë sigurimi nga katastrofat.
Çfarë ofron SIGAL UNIQA?
Zgjidh paketën e sigurimit që të përshtatet më shumë dhe sigurohu nga zjarri, tërmetet, përmbytjet:
- Sigurimi i shtëpisë
- Sigurimi i Pronës së biznesit dhe ndërprerjes së tij
- Sigurimi i Bujqësisë dhe Blegtorisë
KASKO, Sigurimi që mbron makinën tuaj nga katastrofat natyrore
Nëse doni sigurimin maksimal për makinën tuaj, Sigurimi KASKO është zgjidhja ideale.
SIGAL UNIQA, kompania më e madhe dhe më e besueshme e sigurimeve në Shqipëri, ofron këtë sigurim, i cili një gamë të gjerë rreziqesh duke ju mundësuar garanci financiare dhe qetësi mendore në çdo moment.
ÇFARË ËSHTË SIGURIMI KASKO?
Sigurimi Kasko është një paketë sigurimi që mbulon jo vetëm dëmet ndaj automjetit tuaj, por edhe dëmet që ju mund t’u shkaktoni automjeteve të tjera, pasurivepublike dhe private, ndërsa ju mbron edhe kundër vjedhjes dhe fatkeqësive natyrore.
ÇFARË MBULON KY SIGURIM?
Pse Sigurimin KASKO duhet t’ja besoni SIGAL UNIQA-s?
- Dëmshpërblim në kohë të shpejtë
- Riparim në servis të specializuar
Sa kushton Sigurimi KASKO?
Çmimi varet nga vlera e automjetit tuaj dhe nga mbulimet që doni të siguroni.
Llogarit dhe porosit online KËTU
Pse është i rëndësishëm Sigurimi ndaj Katastrofave Natyrore?
- Garanci financiare: Fatkeqësitë natyrore mund të shkaktojnë dëme të konsiderueshme në pronën dhe asetet tuaja. Sigurimi ndihmon në zbutjen e ndikimit financiar duke ju mundësuar fonde për riparimin ose zëvendësimin e sendeve të dëmtuara ose të shkatërruara.
- Mbrojtje e përfshirë: Sigurimi ofron një mbulim të gjerë për dëmet e shkaktuara nga tërmetet, përmbytjet, stuhi të forta dhe katastrofat e tjera natyrore.
- Parandalim dhe këshilla: Përveç sigurisë, kompanitë ofrojnë edhe këshilla për parandalimin e dëmeve, duke ju ndihmuar të reduktoni rreziqet e katastrofave natyrore.
- Asistencë 24 orë të ditës në 7 ditë të javës: Ekipet e ekspertëve të kompanive të sigurimit janë të gatshëm në çdo kohë për të ofruar ndihmë dhe këshilla gjatë emergjencave të katastrofave natyrore.
- Rindërtimi pas dëmeve: Nëse dëmet ndodhin, kompanitë e sigurimit janë aty për t’ju ndihmuar në procesin e rindërtimit, duke ju kthyer prapë në kushte të sigurta.
Ne nuk mund të parandalojmë fatkeqësitë natyrore, por duke u siguruar kthejmë pasuritë tona në gjendjen e mëparshme, pa shpenzuar vetë asnjë qindarkë!
Merrni një ofertë për sigurimin e pronës, shëndetit apo automjetit tuaj, duke shkruar tani në:
E-mail: [email protected]
Whatsapp: 068 60 62 829