Teksa Shqipëria përgatitet të goditet nga reshje intensive shiu duke rrezikuar edhe përmbytjet në disa qarqe, Italia vijon të vuajë pasojat e “tekave” të natyrës.
Përmbytjet dhe rrëshqitjet e dheut goditën veriun e Italisë teksa rrugët pranë liqenit të Komos u bllokuan, nga stuhitë e forta.
Shiu i rrëmbyeshëm shkaktoi rrëshqitje dheu në Blevio, dhe përmbytje të shpejta në Xhenova si dhe në Sondrio.
Autoritetet thonë se rreziku nga përmbytjet mbetet i konsiderueshëm në Piemonte dhe Lombardi.
LEXO EDHE: Pas zjarreve vijnë përmbytjet, sa të përgatitur jemi?