6.5 C
Tirana
Saturday, November 23, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetPërmbytje në rajonin e goditur nga tërmeti vdekjeprurës në Japoni, viktima dhe...

Përmbytje në rajonin e goditur nga tërmeti vdekjeprurës në Japoni, viktima dhe të zhdukur

Shtatë persona kanë humbur jetën dhe 10 të tjerë rezultojnë të zhdukur pasi reshjet e dendura të shiut shkaktuan përmbytje dhe rrëshqitje të dheut në disa pjesë të prefekturës Ishikawa të Japonisë.

Qytetet Wajima dhe Suzu, të cilat janë ende duke u rikuperuar nga tërmeti vdekjeprurës që shkatërroi zonën më 1 janar, janë ndër më të goditurat nga përmbytja, e cila filloi të shtunën dhe vazhdoi deri të hënën.

Mediat lokale raportuan se të dielën, të dy qytetet panë dyfishin e sasisë së reshjeve që marrin zakonisht në shtator në një vit.

Dhjetëra lumenj dolën nga shtrati, duke përmbytur rrugët dhe duke izoluar më shumë se 100 komunitete në të gjithë prefekturën. Rreth 4,000 familje mbetën pa energji të hënën. Më shumë se 40,000 banorë në katër qytete në Ishikawa – përfshirë Wajima, Suzu dhe qytetin Noto – janë evakuuar gjatë fundjavës.

16,000 banorë të tjerë në prefekturat Niigata dhe Yamagata në veri të Ishikawa u tha gjithashtu të evakuoheshin.

Rajoni është ende duke u rikuperuar nga tërmeti i fuqishëm me magnitudë 7.5 në janar, i cili vrau të paktën 236 njerëz, rrëzoi ndërtesa dhe shkaktoi një zjarr të madh.

LEXO EDHEFatkeqësitë natyrore në rritje/ Top News: Shtëpia, biznesi, makina, mbrojtje e plotë me SIGAL UNIQA

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat