7.5 C
Tirana
Monday, January 13, 2025
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetPërmbyten dhjetëra hektarë tokë bujqësore në Kurbin, ngordhin disa bagëti

Përmbyten dhjetëra hektarë tokë bujqësore në Kurbin, ngordhin disa bagëti

Reshjet e shiut gjatë natës së kaluar kanë përmbytur disa dhjetëra hektarë tokë bujqësore në zonën e Kurbinit.

Shkaku kryesor i këtij fenomeni është mospastrimi i kanaleve kulluese, sipas banorëve të fshatit Fushë-Milot dhe fshatit Lap, pranë autostradës.

Uji rrezikon të dëmtojë prodhimet bujqësore, ndërsa bagëtitë e imta kanë ngordhur te një fermer.

Banorët tregojnë se situata me përmbytjet ndodh çdo vit si pasojë e reshjeve të shiut, por asnjëherë fermerët nuk janë dëmshpërblyer për humbjet.

E njëjta situatë raportohet edhe në Lushnje, Roskovec apo Fier.

Zgjidhja e duhur

Teksa jemi në dimër, i cili shoqërohet me intensitet të lartë të reshjeve të shiut dhe dëborës, të cilat shkaktojnë përmbytje dhe dëme të mëdha ekonomike në toka bujqësore, bagëti, biznese, pa harruar edhe ndikimin e ndryshimeve klimatike, fermeri dhe bujku shqiptar vijon të gjendet i papërgatitur përballë përmbytjeve për shkak të faturës së “kripur”.

Arsyet se pse nevojiten Sigurimet në Bujqësi

Sot, më shumë se kurrë, ngjarjet që vijnë nga ndryshimet klimatike po përsëriten në mënyrë të vazhdueshme dhe më të shpeshtë.

Nëse në 30 vitet e shkuara episodet e breshërit në Shqipëri sinjalizoheshin në 1 në çdo 3 ose 4 vjet, sot episodet e breshërit dhe flasim për një nga ngjarjet e rrezikut më shkatërruese përsa i përket prodhimit, përsëriten çdo vit.

Kjo bën që çdo vit ata të jenë përballë një rreziku potencial që prodhimi i tyre të shkatërrohet në 10-20-30-50 apo 100%.

Në këto kushte nuk është më një luks që të sigurohesh, por është një domosdoshmëri duke pasur parasysh që ne gjendemi në kushtet e nivelit më të  çbalancuar përsa i përket reshjeve, nga ana tjetër, thatësira më të gjata, episode breshëri dhe kështu me radhë.

Çfarë ofron SIGAL për fermerët?

Sigurimet e Bujqësisë dhe Blegtorisë

Ky është një produkt i dizenjuar për të gjithë fermerët dhe pronarët e bizneseve bujqësore dhe blegtorale nisur nga fakti se biznesi bujqësor dhe blegtoral është edhe më shumë i ekspozuar ndaj rreziqeve natyrore veçanërisht si pasojë e ndryshimit të kushteve klimatike globale.

Përmes kësaj police sigurohen: 

– ndërtesa,

– makina dhe makineri bujqësore,

– investimet ne bujqësi,

– prodhimi bujqësor,

– serat,

– linja dhe teknologji prodhimi blegtoral,

– kafshët bujqësore dhe kafshë me vlera të veçanta përdorimi,

– shpendët,

– baza ushqimore.

Sigurimi i bujqësisë dhe Blegtorisë mbron biznesin bujqësor dhe atë blegtoral nga zjarri, vjedhja, rreziqet natyrore, sëmundjet, dëmtimet dhe helmimet aksidentale.

Pse Sigurohet?

Një breshër i fortë, një shi i rrëmbyeshëm apo një stuhi ere e çon fermerin drejt falimentimit pasi në pak minuta i shkatërron të gjithë investimin.

Për të shmangur gjithë këto shqetësime dhe dëmtime të pasurisë, ka vetëm një emër SIGAL, kompania lider e sigurimeve që “blen” rreziqet tuaja duke ju dhënë siguri dhe qetësi.

Për më shumë informacione kontaktoni në:

E-mail: [email protected]

WhatsApp: +355 68 606 2829

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat