Një aksident rrugor u regjistrua gjatë natës në zonën e Astirit, në Tiranë, ndërsa shkaqet e përplasjes mbeten ende të paqarta dhe pritet të zbardhen nga autoritetet.
Deri më tani nuk ka një konfirmim zyrtar nëse ka persona të lënduar, por situata të tilla rikthejnë në vëmendje rëndësinë e mbrojtjes së drejtuesit të mjetit përmes sigurimeve vullnetare.
Në rast se drejtuesi i automjetit ka pësuar dëmtime fizike dhe ka pasur nevojë për trajtim mjekësor, siguracioni nga aksidentet personale mbetet zgjidhja kryesore për mbulimin e dëmeve shëndetësore.
Ky sigurim, me një kosto të përballueshme prej rreth 40–80 euro në vit, garanton dëmshpërblim deri në dy paga vjetore në rast humbje jete ose invaliditeti të plotë, si dhe mbulim deri në 2 000 euro për shpenzimet mjekësore të shkaktuara nga aksidenti.
Nga ana tjetër, kur aksidenti sjell dëmtime materiale në automjetin e vet, sidomos në raste përmbysjeje apo përplasjeje ku drejtuesi mund të jetë edhe shkaktar, siguracioni KASKO është mbrojtja më e plotë.
Ky sigurim mbulon riparimin e automjetit, dëmtimet nga përplasjet, përmbysjet, ngjarjet natyrore apo edhe aktet vandaliste, duke shmangur kostot e larta financiare për pronarin e mjetit. Sipas përzgjedhjes së drejtuesit kur siguron mjetin.
Ekspertët e sigurimeve theksojnë se kombinimi i siguracionit nga aksidentet personale me KASKO krijon një paketë të plotë mbrojtjeje për drejtuesin dhe automjetin e tij, tipikisht dhe posaçërisht në ngjarje aksidentale si ajo e Astirit mbrëmë.
Shpenzimet spitalore deri në 2 mijë euro për drejtuesin dhe shpenzimet deri në vlerën e plotë të mjetit në rast dëmi, mbulohen nga këto dy siguracione.
Ngjarje si ajo e ndodhur në Astir tregojnë se siguria në rrugë nuk lidhet vetëm me kujdesin në drejtim, por edhe me gatishmërinë për t’u përballur financiarisht me pasojat e papritura.




