Situata në Bashkinë Shkodër, në orën 08:00 të datës 26.01.2023 paraqitet si më poshtë:
Situata është përkeqësuar krahasuar me ditën e djeshme.
Niveli i lumit Drin (hidrometri ura e Bahçallëkut) shënon kuotën 6.40 ka rritje me 25 cm me orën 08.00 të datës 25.01.2023 ( kuota max 7.50 m )
Niveli i Liqënit ( hidromëtri ura e Bunës) shënon 8.60 m ka rritje me 5 cm me orën 08:00 të datës 25.01.2023 ( kuota max 8.70 m ).
Sipërfaqja totalë e përmbytur në Bashkinë Shkodër është 1400 Ha, ka rritje me 80 Ha me orën 08:00 të datës 25.01.2023.
Njësia Administrative Ana e Malit 1300 Ha e përmbytur.
Rruga e Obotit ka prezencë uji 90 cm, e rritur me 15 cm me orën 08:00 e datës 25.01.2023.
Ujësjëllësi Oblika 1 është jashtë funksionit.
Ka prezencë uji në oborre në 30 banesa, nga 15 që ishin ditën e djeshme në fshatin Obot.
Në rrugën e Obotit po operojnë një mjet i kalueshmërisë së lartë së bashku më 4 forca të ushtrisë.
Njësia Administrativë Dajç 100 Ha tokë bujqësore .
Rruga Shirq-Darragjat është e pa kalueshme,ka presencë uji në një lartësi 80 cm krahasuar me ditën e djeshme.
Grupet e WC të Bashkisë Shkodër janë në monitorim të vazhdueshëm të situatës.