Të dhënat nga INSTAT tregojnë se numri i vizitave spitalore në vitin 2023 shënoi një rritje me 9.6%, krahasuar me numrin e vizitave në vitin paraardhës, ndërkohë që ditët mesatare të qëndrimit të një pacienti në spital ishin 4.8 ditë.
Në vlerë absolute numri i vizitave gjithsej në shërbimin parësor ishte rreth 9.2 milionë.
Sipas këtij treguesi një person ka shkuar rreth 3.3 herë në vit tek mjeku.
Në institucionet publike të shërbimit spitalor u kryen rreth 65 mijë ndërhyrje kirurgjikale ose 1.8% më shumë se një vit më parë.
Nga totali i operacioneve të kryera, përafërsisht gjysma e operacioneve i përkasin shërbimit të kirurgjisë.
Në vitin 2023, numri i spitaleve publik dhe jopublik në vend është 67, nga të cilët 43 janë spitale publike dhe 24 spitale private.
Mbulimi i shërbimit spitalor publik dhe jopublik është 2.4 spitale për 100 mijë banorë.
Po të krahasojmë Shqipërinë me vendet e tjera të Europës, të dhënat tregojnë se numri i spitaleve për 100 mijë banorë varion ndjeshëm. Vende si Gjermania, Franca apo Lituania dhe Letonia kryesojnë për këtë raport, ndërkohë që sipas burimeve zyrtare të OECD, vende si Italia dhe Spanja i kanë këto kapacitete me të ulta. Sipas të dhënave, Gjermania ka një nga sistemet shëndetësore më të zhvilluara në Europë, me një numër të lartë spitalesh, por edhe shtretërish spitalor për banorë.
SIGURIMI PRIVAT I SHËNDETIT
Shqipëria është plot me spitale, klinika dhe laboratorë privatë, por qytetarët e Shqipërisë vazhdojnë të paguajnë fatura për shërbimet mjekësore në këto institucion.
Çmimet janë të shtrenjta, por me e shtrenjtë është jeta.
Por sot mund të sigurohet duke mos qenë i detyruar të paguajë faturat spitalore në rast nevoje. Dhe kjo është shumë e thjeshtë dhe shumë ekonomike me primet e sigurimit që janë 100 deri 500 herë më të ulët se përfitimi.
Për shembull: Një ndërhyrje kirurgjikale në zemër apo në kokë mund të kushtojë edhe 50,000 Euro, ndërsa siguracioni vjetor kushton vetëm 200-500 Euro.
Përfitimet kryesore të Sigurimit Privat të Shëndetit:
– Diagnostikim më të shpejtë
– Opinion i Dytë Mjekësor
– Trajtim nga mjekë profesorë të fushës
– Zgjidhni midis një rrjeti të gjerë spitalesh dhe klinikash private
– Trajtim mjekësor në klinikat dhe spitalet më të specializuara në të gjithë Europën dhe jo vetëm…
Cilat janë alternativat e Sigurimit Privat të Shëndetit?
SIGAL, kompania më e madhe e sigurimeve në Shqipëri, ofron paketa sigurimi individuale dhe familjare dhe paketa sigurimi për punonjësit e kompanive.
Ato ofrojnë mbulimin e ekzaminimeve shëndetësore, duke filluar nga: check up-i vjetor; trajtimet spitalore; trajtimet ambulatore; ilaçe; kujdesin për sytë dhe dhëmbët; ndjekje të shtatzanisë etj.
SIGAL ishte kompania e sigurimeve që solli për herë të parë në Shqipëri Sigurimin Privat të Shëndetit.
Ndërsa sot, me produkte si “Jetë Plus”, “Sigurimi anti Tumor”, “TeleShëndet” apo “Kartat e Shëndetit” është kthyer në një prej kompanive më novatore në vend dhe më e preferuara për ti besuar shëndetin e vetes, familjes apo punonjësve në rastet e bizneseve.
SIGAL, përveç produkteve të saj unike në treg, dëshiron që çdo përvojë e juaja të jetë jo vetëm e thjeshtë, por gjithashtu e mbushur me privilegje, udhëzime dhe mundësi në përputhje me nevojat, kërkesat dhe pritshmëritë tuaja.
Mësoni më shumë KËTU
PAVARËSIA DHE MBROJTJA QË OFROJNË SIGURACIONET
Siguracionet e bëjnë qytetarit të pavarur, me personalitet dhe të mbuluar financiarisht në çdo lloj situate.
Një qytetari europian i mjafton të dijë kompaninë e sigurimit ku ka siguruar shëndetin dhe për çdo paraqitet menjëherë atje pa patur nevojë të kërkojë diku borxh, të marrë kredi në bankë apo të interesohet se kush është ministri apo drejtori…
Edhe ne, nëse duam që të jemi pjesë e Bashkimit Europian, fillimisht duhet të mësojmë ti bëjmë siguracionet pjesë të kulturës tonë.
Përfitimet nga sigurimet janë të njëjta, si në Kosovë, si në Shqipëri ashtu edhe në Europë e SHBA pasi kontratat e sigurimit janë të njëjta.
Por ndryshimi është se ata e kanë kulturën e sigurimeve dhe nuk mund ta mendojnë dot jetën e tyre pa një sigurim shëndeti.
Siguroni shëndetin tuaj dhe të familjes tuaj dhe në rast të papriture mos mendoni se ku do të gjeni paratë për kurim por si të luftoni sëmundjen!
Merrni një ofertë duke shkruar tani në:
Whatsapp: 068 60 62 829
E-mail: [email protected]