14.5 C
Tirana
Friday, November 22, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetPërkeqësim i motit në bregdet/ Çfarë pritet të ndodhë duke nisur nga...

Përkeqësim i motit në bregdet/ Çfarë pritet të ndodhë duke nisur nga nesër

Drejtoria e Përgjithshme Detare njoftoi për përkeqësim të motit në bregdetin shqiptar në tri ditët në vijim.

Në një njoftimin e publikuar në rrjetet sociale, thuhet:

Sipas parashikimit për situatën hidrometeorologjike të përkeqësuar përgjatë bregdetit shqiptar gjatë datave 19 – 22 tetor 2023, duke filluar nga ora 10:00 e datës 19 tetor 2023, do të kemi përkeqësim të motit. Era do të jetë me drejtimin jug- juglindje në forcën deri në forcën 7-8 bft me shpejtësi deri 30-35m/s dhe lartësi dallge nga 2.50 deri 3.50 m.

Me qëllim parandalimin e çdo situate të papritur për shkak të kushteve atmosferike, kërkojmë bashkëpunimin e të gjithë subjekteve që ushtrojnë veprimtari në fushën e detarisë, për të marrë të gjitha masat e nevojshme për sigurimin e mjeteve në port dhe rritje e gadishmerisë së ekuipazhit në mjetet lundruese”.

Përmirësimi i situatës hidrometeorologjike të përkeqësuar, sipas sinoptikanëve, nis pas orës 6:00 të datës 22 tetor 2023.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat