15.5 C
Tirana
Friday, November 22, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetPërhapja masive e gripit/ Kreu i Urgjencës: Simptomat kur duhet të shqetësohemi

Përhapja masive e gripit/ Kreu i Urgjencës: Simptomat kur duhet të shqetësohemi

Shifrat e të infektuarve me grip apo viruse stinore po rriten me ritme të shpejta, duke mos përjashtuar kështu mundësinë e përfshirjes së vendit në epidemi të gripit në fund të janarit apo fillim të shkurtit.

Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj tha në një intervistë për Euronews Albania se me gjithë fluksin e vizitave, shtrimet spitalore kanë qenë të ulëta.

Brataj u shpreh në rast simptomash është e rëndësishme ndenjja në ambient të ngrohtë, mjekimi simptomatik dhe lëngjet.

Nuk duhet të dalësh sepse temperatura e ftohtë ka tipike tharje të mukozave të trupit, të gjitha viruset synojnë mukozat, të gjitha këto çojnë në këshillën që duhet të rrihet brenda dhe duhen pirë lëngje. Kur duhet të shqetësohemi? Nëse kemi kaluar 5 ditët e para, mbërritëm temperaturën 39 gradë dhe shenjat ulen jemi drejt shërimit, nëse rishfaqet temperatura, nis kolla, kemi vështirësi në frymëmarrje duhet patjetër të shikojë një mjek”, tha Brataj.

LEXO EDHE: ‘Karta e Kujdesit Shëndetësor’ për ju që trajtoheni në spitale dhe klinika private/ Kjo zgjedhje ekonomike në këtë periudhë virozash

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat