“Ka nisur në ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike pjesa më e madhe e territorit shqiptar”.
Kështu shprehet meteorologia e Meteoalb, Lajda Porja.
Por duke nisur nga pasditja e nesërme, vendi do të rrezikohet herë pas here nga vranësira dhe rrebeshe të izoluara shiu. Kryesisht do të jenë veri dhe veri-lindje.
Ultësira perëndimor e do të jetë nën ndikimin e motit të kthjellët, vranësira të lehta dhe kalimtare.
Vlerat termike
Fillimi i javës, sot dhe nesër nuk pritet që të ketë temperature relativisht të larta, maksimalja pritet të jetë 31 gradë në rang territori, ndërkohë mëngjeset vijojnë të jenë pak të freskëta ku janë 10-11 gradë temperaturat dhe në zona të thella malore shkojë 8-9 gradë.
Duke filluar nga e mërkura dhe në vijim do të kemi rritje të ndjeshme të temperaturave, kjo për shkak se kemi një zhvendosje të valëve të të nxehtit që ka përfshirë gjithë kontinentin e Evropës. Ndërsa priten temperatura deri në 38 gradë.
10-ditëshi i fundit i qershori do të rezervojë temperature të larta dhe ditë të nxehta.
Republika e Kosovës dhe e Maqedonisë së Veriut
Sot janë nën ndikimin e motit të kthjellët. Duke filluar nga e marta do kemi një ndarje të ditës, paradite do jetë me diell dhe pasditet mbeten të rrezikuara nga shiu, mini-stuhi breshëri dhe herë pas here do të jenë prezente dhe parametrin e erës.
Parashikohet që temperaturat të jenë jo më shumë se 26-27 gradë sot dhe nesër, nga e mërkura dhe në vijim do të ketë rritje të ndjeshme duke ngjitur termometrin 31 gradë në Kosovë dhe deri në 33 gradë Maqedonia e Veriut. Rrebeshet do mbeten prezente gjatë gjithë kësaj jave.
Mjekët: Goditjet nga dielli shkaktojnë probleme shëndetësore
Temperaturat e larta që pritet të na shoqërojnë në ditët në vijim mund të jenë problem për shëndetin tonë. Mjekët thonë se qëndrimi në diell apo në ambjente të nxehta mund të jenë edhe fatale për ne. Por si ta kuptojmë kur jemi prekur dhe duhet të kërkojmë ndihmën e specialistëve?
Anisa Lapi: Simptomat e të nxehtit janë temperatura të larta trupore, dhimbje koke, ngërce muskulare, dhimbje muskulare, duhet të kemi parasysh që goditja nga të nxehtit ka probleme serioze qoftë dhe shenja që vijnë nga dehidrimi deri në humbje të koshiencës qoftë dhe të jetës.
Të moshuarit dhe fëmijët janë padiskutim personat më të riskuar të cilët duhet të bëjnë kujdes të shtuar përgjatë verës.
“Të evitojmë dalje nga ora 11 deri në 15, të jemi të veshur me veshje pambuku, të mbajmë syze, çadra dhe kapele. Duhet të jemi të hidratuar mirë që do të thotë dhe nëse s’kemi etje, duhet të pijmë, vaktet duhet të jenë të lehta me përmbajtje zarzavate dhe fruta.”
Mjekët referojnë se në vitet e shkuara kur termometri ka kaluar 40 gradë në poliklinika janë shtuar mjaft rastet e pacientëve me probleme të dehidrimit dhe goditje nga dielli.
LEXO EDHE: Stina e verës dhe rreziku nga zjarret/ Mos bëni kompromise me pronën tuaj. Siguroheni në SIGAL