22.5 C
Tirana
Monday, November 17, 2025
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetPërfundoi me sukses Konferenca Vjetore e IAIS, që e bëri Tiranën kryeqendrën...

Përfundoi me sukses Konferenca Vjetore e IAIS, që e bëri Tiranën kryeqendrën e siguruesve të Botës për 3 ditë

Përfundoi me sukses Konferenca Vjetore e Organizatës Ndërkombëtare të Mbikëqyrësve të Sigurimeve (IAIS), e organizuar nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare në bashkëpunim me IAIS.
Aktiviteti, ndër më të rëndësishmit në shkallë globale për sektorin e sigurimeve, mblodhi mbi 500 përfaqësues nga më shumë se 130 juridiksione, përfshirë autoritete mbikëqyrëse, organizata financiare ndërkombëtare dhe kompani sigurimi nga mbarë bota.
Diskutimet e Konferencës sollën së bashku rregullatorë, mbikëqyrës, politikëbërës dhe drejtues të industrisë të cilët theksua rolin e lidërshipit rregullator në krijimin e urave mes sektorit të sigurimeve/risigurimeve, qeverive dhe publikut. Gjatë paneleve dhe tryezave të rrumbullakta, pjesëmarrësit trajtuan rëndësinë e zgjidhjeve të përballueshme, të aksesueshme dhe të përshkallëzueshme të sigurimit, që synojnë forcimin e qëndrueshmërisë financiare.
Ky aktivitet shënoi një moment domethënës për zhvillimin institucional të Autoritetit dhe forcimin e partneriteteve me organizatat ndërkombëtare në fushën e sigurimeve.
spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat