Një ndërtesë banimi dhe tregtare në qytetin Kaohsiung u përfshi nga flakët në orët e para të mëngjesit në Tajvan. Zjarri u ka marrë jetën të paktën 46 personave dhe 44 të tjerë janë plagosur.
Zjarri shpërtheu në ndërtesën dhjetëra vjeçare dhe zjarrfikësve iu deshën më shumë se katër orë për të shuar zjarrin.
Mësohet se 79 persona janë dërguar në spital, përfshirë 14 në gjendje të rëndë. Dëshmitarët okularë u thanë mediave lokale se dëgjuan një zhurmë të fortë para se të shihnin shpërthimin e zjarrit.
Autoritet po hetojnë shkakun dhe ato nuk përjashtojnë mundësinë e zjarrvënies së qëllimshme. Kryebashkiaku Chen Chi-mai tha se ndërtesa ka qenë pjesërisht e braktisur.
Një pjesë e godinës dikur kishte restorante, bare dhe një kinema, por këto nuk përdoreshin më. Një numër banorësh në bllokun prej rreth 120 apartamentesh mendohet se janë të moshuar ose kanë aftësi të kufizuara.
Lexo edhe: Digjet totalisht lokali, nevoja urgjente për sigurimin nga zjarri