Një lokal i cili ndodhej në tarracën e katit të katërt të Gjykatës së Lartë, është përfshirë nga flakët.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 08:05 të mëngjesit të sotëm në kryqëzimin e rrugës Myslym Shyri” me rrugën “Ibrahim Rrugova”.
Në vendngjarje ndodhen shërbimet e Policisë dhe ato të zjarrfikëses, të cilat po punojnë për fikjen e zjarrit.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
LEXO EDHE: Sigurimi i biznesit nga zjarri, mbrojtja më e mirë financiare