Një banesë një-katëshe në lagjen “Barrikadë”, në qytetin e Beratit, është përfshirë nga flakët.
4 mjetet zjarrëfikëse dhe 15 zjarrëfikësit mundësuan fikjen e zjarrit brenda një kohe të shkurtër si dhe shpëtimin e banesave që ishin shumë pranë me banesën që po digjej.
Si pasojë e zjarrit u dogj plotësisht një nga dhomat e banesës në pronësi të shtetasit Bastri Arapi, ndërkohë që fatmirësisht nga zjarri nuk ka pasur asnjë të lënduar.
Sipas shërbimit zjarrëfikës Berat, zjarri u shkaktua nga një bombul gazi, që rridhte.
SIGURIMI I SHTËPISË, PRIORITET PËR ÇDO FAMILJE
Rastet e zjarreve në banesa janë të përditshme në Shqipëri. Por pavarësisht kësaj, edhe pse në rritje, niveli i sigurimit të pronës në vendin tonë mbetet sërish më i ulti në rajon dhe Evropë.
Nëse ndërgjegjësohemi të gjithë për rëndësinë e sigurimit të pronës, për të cilën kemi punuar gjithë jetën për ta blerë apo ndërtuar, nuk do të mbetemi në mes të katër rrugëve në rast se na ndodh një fatkeqësi, apo nuk do të endemi dyerëve të bashkive apo institucioneve shtetërore për të kërkuar ndihmën e shtetit.
Për vetëm 1 Euro/m2 në vit, secili prej nesh mund të sigurojë shtëpinë e tij dhe të jetë i qetë 365 ditë të vitit.
ÇFARË PËRFSHIN SIGURIMI I PRONËS?
- Dëmshpërblim për pasurinë e paluajtshme
- Dëmshpërblim për pasurinë e luajtshme
ÇFARË DËMESH MBULON?
Ky sigurim mbulon humbjen, dëmtimin apo shkatërrimin e pasurisë së siguruar në mënyrë të papritur, të paparashikuar apo aksidentale si pasojë e:
- Zjarrit
- Rrufesë
- Eksplozionit
- Rënia e objekteve fluturuese nga lart
- Etj…
Këtij sigurimi mund ti shtohet edhe mbulim nga rreziqe shtesë si:
- Tërmeti
- Përmbytja
- Stuhia
- Breshëri
- Etj…
Falë siguracioneve, shmanget përfundimisht përgjegjësia e shtetit, i jepet një frymëmarrje buxhetit të shtetit, rigjenerohet ekonomia e vendit dhe mbi të gjitha krijohet pavarësia e çdo familjeje sa herë ndodh një zjarr apo fatkeqësi natyrore!
Kështu, përgjegjësia financiare i transferohet kompanive të sigurimit, të cilat dëmshpërblejnë dëmet që i ndodhin pronës suaj.
Të sigurohesh do të thotë ti kthesh personalitetin vetes dhe të mos kërkosh ‘lëmoshë’ të tjerëve kur të të ndodhë një fatkeqësi me pasoja të rënda financiare.
Merrni një ofertë tani për sigurimin e shtëpisë suaj duke shkruar në:
Whatsapp: 068 60 62 829
E-mail: [email protected]
LEXO EDHE: Prona juaj në duar të sigurta/ SIGAL UNIQA, kompania më më shumë dëme të paguara edhe për Janarin