-0.5 C
Tirana
Sunday, November 24, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetPërfshihet nga flakët apartamenti në Fier/ Kujdes! Kushton më shumë të jesh...

Përfshihet nga flakët apartamenti në Fier/ Kujdes! Kushton më shumë të jesh i pasiguruar

Një zjarr ka rënë gjatë natës në katin e 9-të të një pallati shumëkatësh në lagjen “Apollonia”, në qytetin e Fierit.

Zjarri ka rënë rreth orës 4:30 të mëngjesit dhe dyshohet se shkaku ka qenë një shkëndije elektrike ndërkohë që në banesë ndodhej i vetëm një i moshuar me probleme shikimi.

Fatmirësisht zjarri është pikasur nga komshinjtë e të moshuarit pas shpërndarjes së tymit. Kanë qenë ata që ndërhynë të parët dhe shpëtuan të moshuarin.

Ndërkohë menjëherë në vendngjarje ka mbërritur policia dhe shërbimi zjarrfikës i cili ka bërë të mundur shuarjen e zjarrit.

Si pasojë e zjarrit u shënuan dëme materiale.

MOS NEGLIZHONI SIGURIMIN E PRONËS SUAJ

Për ne, shqiptarët, shtëpia është e shenjtë dhe një nga investimet më të rëndësishme.

Nëse nuk duam të mbulojmë nga xhepi ynë kostot e rindërimit të shtëpisë dhe zëvendësimin e humbjeve në rast ngjarjesh aksidentale dhe të papritura Sigurimi i Shtëpisë është një domosdoshmëri.

Çfarë është Sigurimi i Pronës nga Zjarri?

Ky sigurim mbulon dëme të ardhura nga zjarre të shkaktuara nga:

  • Energjia elektrike;
  • Shpërthimet e gazit;
  • Zjarri i shkaktuar nga rrufeja që bie direkt mbi object;

Zjarri si pasojë e rënies së mjeteve fluturuese mbi pronë apo ngarkesave të rëna nga ky mjet;

  • Zjarri i ardhur nga fqinji.

Këtij sigurimi mund ti shtohen edhe mbulime të tjera, si:

  • Tërmeti
  • Breshëri
  • Përmbytja
  • Stuhia, etj.

Kompania e sigurimit mbulon kostot e riparimit dhe kthimit të objektit apo aseteve në gjendjen para dëmit.

PSE PRONËN TUAJ DUHET T’JA BESONI SIGAL UNIQA-s

Misioni i një kompanie sigurimesh nuk është vetëm të mbledhë primet, por edhe të paguajë dëmet.

SIGAL UNIQA, duke qenë pjesë e një grupi gjigand sigurimesh në Europën Qendrore dhe Lindore, siç është “UNIQA Insurance Group”, kompani e themeluar në vitin 1811, është krenare të thotë se nuk i frikësohet asnjë lloj dëmi, pavarësisht vlerës që ka.

Në 25 vite të ekzistencës së saj në treg SIGAL UNIQA Group Austria ka paguar miliona euro dëme në fusha të ndryshme, shëndetësore, dëme në banesa, biznese, automjete etj.

Këto shifra kolosale do të thonë rikthim në gjendjen e mëparshme të qindra shtëpive, të dhjetëra biznesve, të kompensimit financiar të mijëra të sëmurëve.

Kjo sjellje korrekte dhe profesionale e kompanisë ka bërë që sot ajo të besohet nga mbi 1.2 milion klientë Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut.

LEXO EDHE: 2023, një tjetër faqe suksesi/ SIGAL UNIQA e mbyll vitin në krye të tregut të sigurimeve

Ku mund ta blej Sigurimin e Shtëpisë/Biznesit?

Pranë çdo zyre të SIGAL UNIQA në qytetin tuaj ose Online në www.sigal.com.al.

Kostoja? Duke nisur nga vetëm 5,000 Lekë në vit.

Nëse jeni të interesuar për të blerë këtë sigurim të rëndësishëm, kontaktoni në:

Whatsapp: 068 60 62 829

ose vizitoni faqen: www.sigal.com.al

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat