0.5 C
Tirana
Sunday, November 24, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetPërfshihen nga zjarri 5 biznese në Kamëz/ Mossigurimi, kosto për të ardhmen

Përfshihen nga zjarri 5 biznese në Kamëz/ Mossigurimi, kosto për të ardhmen

Janë përfshirë nga zjarri 5 njësi shërbimi në Kamëz.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 1:45 të së hënës në rrugën “Skënderbej”, ku zjarri fillimisht ra në një ish-magazinë shtetërore, brenda së cilës ka dyqane me rroba, fast food, dhe me materiale plastike.

Zjarrfikësit e Kamzës pas mbi një orë luftë me flakët, e vendosën nën kontroll dhe më pas e shuan plotësisht zjarrin i cili la pas dëme të shumta materiale.

Zjarret në prona dhe mossigurimi/ Mungesa e kulturës që po na kushton të ardhmen

Ngjarje të tilla ndodhin gati çdo ditë në Shqipëri, duke u shndërruar në një alarm për banorët, por edhe komunitetin.

Të përbashkët këto ngjarje nuk kanë vetëm përfshirjen nga flakët, por edhe që janë të pasiguruara me qytetarët shqiptarë që vazhdojnë të neglizhojnë sigurimin e pronës së tyre, ashtu siç ndodh edhe me jetën dhe shëndetin.

Mungesa e kulturës për t”u siguruar dhe mendësia se “përgjigjet shteti për çdo gjë” po u kushton shumë shtrenjtë shqiptarëve. Po u kushton jo vetëm të tashmen, por edhe të ardhmen.

Një policë sigurimi që kushton duke nisur nga vetëm 5,000 Lekë në vit do t”i kishte mbrojtur nga dëmet financiare që pasojnë ngjarje të tilla.

SIGAL UNIQA, kompania më e madhe e sigurimeve në vend, ka hartuar paketa sigurimi të personalizuara për çdo familje, duke u përshtatur me nevojat dhe buxhetin e tyre.

Çmimi i sigurimit të shtëpisë nuk është i lartë, përkundrazi mund të quhet pa frikë simbolik, por duhet që qytetarët të ndërgjegjësohen që sigurime të tilla na mbrojnë ekonomikisht dhe na bëjnë që edhe në raste fatkeqësish ne të vazhdojmë jetën normalisht.

Risjellim në vëmendje dëmet nga 2 tërmetet e fundit të vitit 2019 që ishin shumë të mëdha. Por të gjithë ata qytetarë që i patën siguruar banesat u dëmshpërblyen dhe jeta e tyre nga pikëpamja ekonomike vazhdon njëlloj si më parë.

SIGURIMI I BIZNESIT

Sigurimi i biznesit është tepër i rëndesishëm. Pavarësisht nëse keni një biznes të konsoliduar, apo jeni në hapat e para të ngritjes së aktivitetit tuaj; nëse nuk jeni te siguruar, si pronar, mund të përballeni me rrezikun real që  të paguani nga xhepi për dëmet e kushtueshme dhe pretendimet ligjore kundër kompanisë suaj.

Ky sigurim ofron mbrojtje financiare për bizneset në rast të dëmtimit ose humbjes së pronës së tyre nga zjarri, përfshirë ndërtesat, pajisjet, inventarin dhe asetet e tjera.

Këtu janë disa pika kryesore për t’u marrë parasysh në lidhje me mbulimin e sigurimit të biznesit nga zjarrin:

Mbulimi:Sigurimi i pronës së biznesit zakonisht mbulon dëmet e shkaktuara nga zjarri, tymi, shpërthimet dhe rreziqet përkatëse. Mund të përfshijë gjithashtu mbulim për rreziqe shtesë si goditje rrufeje dhe disa incidente të lidhura me motin.

  • Zjarri;
  • Rrufeja;
  • Eksplozioni;
  • Rënia e objekteve fluturuese nga lart;
  • Tërmeti;
  • Breshëri;
  • Përmbytja;
  • Stuhia

Llojet e pronave: Sigurimi mund të mbrojë lloje të ndryshme të pronave komerciale, të tilla si ndërtesat e zyrave, dyqanet me pakicë, magazinat, objektet e prodhimit dhe hotele, restorante etj.

Drejtimi i një biznesi përfshin rreziqe dhe pasiguri të ndryshme.

Të kesh mbulim sigurimi për zjarrin ofron si fillim qetësi mendore, duke ditur që ke mbrojtje financiare kundër një rreziku të rëndësishëm. Kjo ju lejon të përqendroheni në drejtimin e biznesit tuaj pa u shqetësuar shumë për pasojat e mundshme financiare të një zjarri.

PSE SIGAL UNIQA?

  • Kompania lider e sigurimeve në Shqipëri prej 25 vjetësh
  • Pjesë e “UNIQA Insurance Group”
  • E shtrirë edhe në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut përmes 8 kompanive të saj
  • Bashkëpunon me kompanitë më të mëdha të risigurimit në botë çka bën që mos ti frikësohet asnjë dëmi, pavarësisht vlerës që mund të ketë
  • Mbi 500 milionë euro dëme të paguara në 25 vjet
  • Mundësi e blerjes online të sigurimit

Të sigurohesh do të thotë ti kthesh personalitetin dhe dinjitetin vetes dhe të mos kërkosh ‘lëmoshë’ të tjerëve kur keni më shumë nevojë.

Sa kohë që ngjarjet e papritura, aksidentale dhe fatkeqësitë natyrore nuk mund t’i parashikojmë dhe për pasojë as t’i parandalojmë, më e pakta që mund të bëjmë është të sigurohemi.

Merrni një ofertë për sigurimin e shtëpisë suaj duke shkruar tani në:

e-mail: [email protected]

Whatsapp: 068 60 62 829

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat