6.5 C
Tirana
Saturday, November 23, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetPër pushime të paharrueshme/ Si na vjen në ndihmë Sigurimi “Shëndet në...

Për pushime të paharrueshme/ Si na vjen në ndihmë Sigurimi “Shëndet në Udhëtim” dhe si ta blejmë Online

Hyrja në tregun shqiptar e një sërë kompanive ’low cost’ që ofrojnë fluturime për destinacione të shumta ka rritur aksesin e shqiptarëve dhe ka zgjeruar mundësinë e hartës së pushimeve në një formë më ekonomike.

 

Sa i përket destinacioneve më të preferuara jashtë Shqipërisë, dominon Greqia, e ndjekur nga Turqia dhe Italia. Ndërkohë që shumë të tjerë zgjedhin edhe Malin e Zi apo Kroacinë.

 

Por të gjithë duhet të dimë se, për të patur pushime sa më të qeta, bashkë me pasaportën apo biletën e avionit, tragetit apo makinës, duhet të kemi edhe Sigurimin “Shëndet në Udhëtim”.

 

Çfarë mbulon “Shëndet në Udhëtim?

 

  • Shpenzimet për emergjenca mjekësore në rast sëmundje apo aksidenti jashtë Shqipërisë
  • Evakuim mjekësor dhe riatdhesim
  • Emergjencat dentare, etj

 

Pse është i rëndësishëm Sigurimi “Shëndet në Udhëtim?

 

Përballimi i Emergjencave Mjekësore: Gjatë udhëtimeve, mund të përballeni me situata emergjente shëndetësore që kërkojnë ndërhyrje të shpejtë.

 

Kostot e Larta të Kujdesit Shëndetësor: Në shumë vende të Europës apo botës, shërbimet shëndetësore kanë kosto shumë të lartë. Sigurimi “Shëndet në udhëtim” mbulon pikërisht këto shpenzime.

 

Siguri dhe Qetësi Mendore: Duke qenë të siguruar, ju mund udhëtoni të qetë duke ditur që jeni të mbrojtur nga çdo rrezik shëndetësor.

LEXO EDHE: Rasti i 13-vjeçarit në Turqi/ Me siguracion 4 euro në SIGAL, mbuloi 5500 euro shpenzime spitalore

PSE SIGAL UNIQA?

 

  • Kompania lider e sigurimeve në Shqipëri prej më shumë 25 vjetësh
  • Pjesë e “UNIQA Insurance Group”
  • E shtrirë edhe në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut përmes 8 kompanive të saj
  • Bashkëpunon me kompanitë më të mëdha të risigurimit në botë çka bën që mos ti frikësohet asnjë dëmi, pavarësisht vlerës që mund të ketë
  • Mbi 500 milionë euro dëme të paguara në 25 vjet
  • Lidere e tregut edhe në produktin “Shëndet në Udhëtim”, me 80% të totalit.

  • E vetmja kompani që ofron edhe produktin ekskluziv “Anullim Udhëtimi”.

Çfarë mbulon shtesë “Anullim Udhëtimi”?

  • Shpenzimet deri në masën 80% të çmimit të biletës/paketës së udhëtimit, nëse personi i siguruar nuk është në gjendje të fillojë udhëtimin e rezervuar si rezultat i njërit prej shkaqeve të mëposhtme:
  • Në rast shtrimi në spital si pasojë e një sëmundje emergjente apo aksidenti;
  • Vdekja e personit të siguruar, personit që udhëton me të siguruarin;
  • Vdekja e një personi që nuk udhëton me të siguruarin, i cili mund të jetë bashkëshort, fëmijë ose prind i të siguruarit
  • Një detyrim ligjor, thirrja në gjykatë si dëshmitar.

Siguracioni i “Anulimit të Udhëtimit” përfshin Turqinë dhe të gjithë Europën.

Si mund ta blejmë sigurimin “Shëndet në Udhëtim”?

 

Përveç në çdo degë SIGAL UNIQA apo partnerët e saj, kompania ka krijuar mundësinë e blerjes online të policës së sigurimit, me shumë opsione përfitimi dhe me çmime të përballueshme për çdokënd.

 

  • Hyni nga celulari juaj në sigal.com.al
  • Në kategorinë “Shëndet & Aksidente” zgjidhni opsionin “Sigurimi i Shëndetit në Udhëtim”.
  • Pasi të keni klikuar këtë të fundit, ju mund të zgjidhni sigurimin “Shëndet në Udhëtim Jashtë Shqipërisë” duke klikuar më pas “Mëso më shumë”.
  • Butoni “Bli Online” do t’ju orientojë direkt në plotësimin e të dhënave tuaja dhe daljen në një përfundim pasi të jeni njohur me çmimin e sigurimit.

Për çdo pyetje, shkruani në

E-mail: [email protected]

Whatsapp: 068 60 62 829

LEXO EDHE: “Karton Jeshil + Asistencë Rrugore”/ Shëtit botën pa shqetësime me SIGAL UNIQA

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat