Një defekt i makinës, një problem me gomën, mbarim i karburantit apo më e keqja, përfshirja në një aksident do shkaktonte ankth dhe panik. Mbi të gjitha nëse ndodheni diku ku nuk njihni askënd.
Por tashmë nuk keni pse shqetësoheni.
Falë shërbimit të Asistencës Rrugore “SIGAL UNIQA AutoSOS” ju nuk do të jeni kurrë vetëm, në asnjë në rrugë të Shqipërisë dhe jashtë saj.
Për çdo problem me automjetin tuaj, mjafton një telefonatë dhe në pak minuta “SIGAL UNIQA AutoSOS” u vjen në ndihmë menjëherë.
Çfarë ofron ”SIGAL UNIQA AutoSOS” në Shqipëri?
Shërbime Bazë:
- Asistencë me telefon, 24 orë të ditës në 7 ditë të javës
- Riparim në vend i mjetit
- Shërbim karroatreci
Nëse ju udhëtoni jashtë Shqipërisë, AutoSOS ofron shërbime shtesë, si:
- Zëvendësim mjeti në rast aksidenti
- Parking
- Akomodim në hotel
- Vazhdim i udhëtimit
- Shërbim Taxi (Për vazhdimin e udhëtimit)
Asistenca rrugore “SIGAL UNIQA AutoSOS” ofrohet si shërbim më vete ose i kombinuar me:
- Karton Jeshil
- Policë Kufitare,
- Sigurimin TPL
- SIGURIMI KASKO
Çmimi i “SIGAL UNIQA AutoSOS”, në raport me shërbimin që ofron, është simbolik dhe vjen për të rritur sigurinë e klientëve të saj në rrugë.
Nëse doni të shijoni çdo udhëtim tuajin në Shqipëri, Ballkan apo Europë, pa e vrarë mendjen se mund t’ju lerë karburanti, goma, bateria apo se përfshiheni në një aksident, atëherë zgjidhni “SIGAL UNIQA AutoSOS”.
LEXO EDHE: FOTO/ E la makina në rrugë, “SIGAL UNIQA AutoSOS” i shkon menjëherë në ndihmë qytetarit
Ky shërbim vjen për herë të parë në Shqipëri falë bashkëpunimit të SIGAL UNIQA Group Austria me “EuropAssistance”.
- Europassistance është prezent në 208 vende të botës.
- Ajo është e pranishme në të gjitha vendet e e BE-së, Mbertërinë e Bashkuar, Rusi (Moskë dhe Shën Petërburg), Serbi, Maqedoninë e Veriut, Turqi dhe së fundmi edhe në Shqipëri, nëpërmjet SIGAL UNIQA.
- U shërben 24/7 rreth 300 millionë klientëve
- Rreth 750.000 partnerë
- Në vitin 2019 ka trajtuar 10 milionë raste të ndryshme nëpërmjet partnerëve të saj.