5.5 C
Tirana
Thursday, November 21, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetPër një shërbim sa më profesional ndaj klientëve/ Stafi i SIGAL UNIQA,...

Për një shërbim sa më profesional ndaj klientëve/ Stafi i SIGAL UNIQA, trajnim dy-ditor mbi komunikimin

Profesionistët që duan të drejtojnë një biznes të suksesshëm, duhet të kuptojnë rëndësinë e komunikimit efektiv.

Komunikimi efektiv u lejon profesionistëve të biznesit të shprehin idetë e tyre, të negociojnë marrëveshje, të krijojnë marrëdhënie dhe të zgjidhin problemet në vendin e punës.

Komunikimi i mirë në biznesi rrit punën ekipore, bashkëpunimin dhe produktivitetin, tre pjesë kryesore për një biznes të suksesshëm.

Pikërisht për këtë qëllim, për dy ditë me rradhë, punonjësit e Drejtorisë së Përgjithshme të SIGAL UNIQA Group Austria u trajtuan nga Ksenofon Ilia, CEO i “Body Language Institute Albania” mbi teknikat e komunikimit dhe gjuhën e trupit, me qëllim përmirësimin maksimal të shërbimit ndaj klientit.

Për kompaninë më të madhe të sigurimeve, shërbimi ndaj klientit është parësor dhe hallka më e fortë e saj, ndaj sot ajo numëron mbi 1.2 milionë klientë në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut.

SIGAL UNIQA Group Austria

SIGAL UNIQA Group Austria është një prej grupeve më të mëdha të sigurimeve në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut.

Kompania është emri më i besuar i sigurimeve teksa në Shqipëri kryeson tregun prej vitit 2002, duke zënë rreth 30% të tij në Sigurimet e Jetës, Jo-Jetës dhe Pensionit Privat.

E themeluar në Shkurt 1999, SIGAL UNIQA operon suksesshëm në të trija shtetet përmes 8 kompanive të saj: 3 Sigurime Jo-Jetë, 3 Sigurime Jete, 1 kompani risigurimi dhe 1 Fond Pensioni Privat.

Që prej marit 2007, SIGAL UNIQA është pjesë e “UNIQA Insurance Group”, një prej emrave më të njohur të sigurimeve dhe financave në Austri dhe Evropë, e shtrirë në 17 shtete të ndryshme.

“UNIQA” numëron mbi 16 milionë klientë ndërsa është vlerësuar nga “Standard & Poor’s” me “A”.

Portofoli i SIGAL UNIQA Group Austria është i risiguruar në tregjet më të mëdha botërore teksa kompania bashkëpunon me emra të mëdhenj si: UNIQA Re, Munich Re apo Hannover Re duke ofruar një garanci më shumë për klientët e saj.

Ritmet e progresit të SIGAL UNIQA kanë bërë që shumë publikime profesionale në fushën e sigurimeve ta vlerësojnë atë me shumë çmime. Së fundmi ishte “See News”, e cila e rëndiste atë mes Top 50 kompanive më të mëdha të sigurimeve në Evropën Juglindore.

LEXO EDHE: Top News: SIGAL UNIQA, nr.1 i Sigurimeve në Shqipëri/ Mes “Top 50” në Evropën JugLindore

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat