5.5 C
Tirana
Thursday, November 21, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetPër çfarë e përdorën shqiptarët kredinë?

Për çfarë e përdorën shqiptarët kredinë?

Kredia për blerjen e banesave dhe ajo për konsum kanë shfaqur përmirësim të ndjeshëm në gjysmën e parë të këtij viti, me një rritje vjetore prej 15%, ose rreth 4 pikë përqindje më shumë se ajo e vërejtur në gjashtëmujorin e fundit të vitit 2023.

Në fund të gjashtëmujorit të parë, sipas Bankës së Shqipërisë, kredia për banesa përbën 67.4%, rreth 1 pikë përqindje më shumë se fundi i vitit 2023, ndërsa ajo për konsum ruajti të njëjtën peshë në rreth 28.2%. Ndërkohë, kreditë e tjera përbëjnë pjesën e mbetur prej 4.4% të portofolit, lehtë më e ulët se në vitin 2023.

Normat e interesit për kreditë në lekë të individëve në pjesën e parë të vitit janë shfaqur përgjithësisht të qëndrueshme dhe me prirje të lehtë rënëse në muajt maj dhe qershor.

Interesi i kredisë për blerje banese zbriti në 4.1% nga 4.5% që ishte një tremujor më parë dhe poshtë mesatares prej 4.2% të vitit të kaluar.

 

ÇFARË DUHET TË DIMË KUR MARRIM NJË KREDI PËR BLERJE SHTËPIE?

Gjatë marrjes së një kredie ka disa detaje, të cilave nuk u vemë shumë rëndësi, po që në thelb janë jetike për secilin nga ne, siç është edhe Sigurimi i Shtëpisë që po blejmë.

Është shumë e rëndësishme të kuptojmë diferencën mes “Sigurimit të apartamentit me përfitues Bankën në vlerën e kredisë që merret për blerjen e tij” dhe “Sigurimit të apartamentit për vleren reale të tij”.

Pse?

Banka e siguron banesën e kredituar për shumën që ajo ka dhënë kredi. Me pak fjalë, Banka siguron kredinë, çka do të thotë, në rast se shtëpia që është lënë kolateral dëmtohet, atëherë kompania e sigurimit ka detyrim ti paguaj bankës vetëm kredinë tuaj.

Ju nuk keni më borxh financiar ndaj bankës por nëse shtëpia juaj nuk ka qenë e mbuluar në vlerën e saj të plotë, ju mund të mbeteni edhe pa banesë.

Çfarë duhet të bëjmë?

Të sigurojmë shtëpinë me mbulim vlerën e plotë të saj.

Një shembull: Në qoftë se blini një apartament me vlerë 100,000 euro; 50 mijë euro kursime tuajat dhe 50 mijë euro kredi nga banka. Në rast dëmi, kompania e sigurimit mbulon vetëm 50% të dëmeve të shkaktuara dhe pjesën tjetër duhet ta përballoni me financat tuaja. Kjo e vlefshme dhe për rastet kur ka dëmtime pjesore, për shembull një dëm me kosto 2 mijë euro, sigurimi mbulon vetëm 50% të dëmit, pra 1 mijë euro. Ndërsa pjesën tjetër, 1 mijë euro, duhet ta rregulloni nga buxheti juaj.

Siguroni investimin tuaj më të rëndësishëm me vlerën e tij real që të garantoni qetësinë financiare dhe të shmangni surprizat e pakëndshme për ju dhe familjen tuaj!

LEXO EDHE: Benefitet e Sigurimit të Pronës në SIGAL UNIQA

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat