20.5 C
Tirana
Thursday, November 6, 2025
spot_img
Faqe KryesoreIntervistaPensioni privat temë diskutimi në Repolitix të Report TV, CEO i SIGAL,...

Pensioni privat temë diskutimi në Repolitix të Report TV, CEO i SIGAL, Ponari: “Paratë nuk humbasin kurrë, trashëgohen, siguri e plotë”

Denis Minga, moderatori i Repolitix, zhvilloi një lidhje të drejtpërdrejtë me z. Ponari, CEO-n e Sigal Insurance Group, një diskutim rreth 10-minutësh në lidhje me pensionet private

Sigurime. Online për lexuesin e sjell të zbardhur të plotë bisedën

BISEDA E PLOTË 

Pyetje: Pse i duhet një qytetari të Republikës së Shqipërisë që, përveç pensionit të garantuar nga shteti, të ketë edhe një pension privat?

Duhet ta kuptojmë që historia e zhvillimit të pensioneve është një histori e hershme. Në fillim lindën sigurimet shoqërore dhe pensionet shtetërore dhe më vonë u krijuan edhe pensionet private, të cilat janë pensione që krijojnë hapësira për qytetarët, për të garantuar një pension të tyre privat dhe për të pasur një jetë më ndryshe.

Pensionet private në Shqipëri kanë lindur njëzet vite më parë, kur u krijuan edhe kompanitë e para që sot numërojnë mbi 100 mijë anëtarë të anëtarësuar. Një pjesë jo e vogël e tyre ka filluar të marrë edhe të përfitojnë pensionin e tyre privat në skemat e pensioneve private.

 

Pyetje: Pra janë 100 mijë shqiptarë që përfitojnë?
Po, janë 100 mijë që janë të anëtarësuar në skemat e pensioneve private, të cilët, një pjesë jo e vogël e tyre, përfitojnë pension privat dhe marrin çdo muaj pensionin që u takon.

Pensionet private në Shqipëri janë të një rëndësie të veçantë për shkak të ekzistencës së skemës së sigurimeve shoqërore. Ato janë paralele.

Vendet fqinje si Maqedonia e Veriut, Kosova, Bosnja, Kroacia etj. kanë edhe shtyllën e dytë, sepse në Shqipëri pensionet private janë të bazuara vetëm në shtyllën e tretë; në vendet e tjera e kanë të ndërtuar edhe shtyllën e dytë. Shtylla e dytë e bën më të detyrueshme. Sot fondet e pensioneve private në këto vende i kalojnë 5–6 miliardë euro.

Shqipëria është në fazën që nuk e ka aplikuar kolonën e dytë; gjithçka është vullnetare. Për këtë arsye, shteti shqiptar i ka dhënë një mundësi qytetarëve të investojnë në këto fonde, duke krijuar hapësira dhe duke bërë disa lehtësira fiskale.

Nëse dikush dëshiron të investojë në këto skema, ai përjashtohet nga taksat. Shuma që çdo person mund të investojë në vit në skemat e pensioneve private është 4.8 milionë lekë të vjetra, duke përfituar 1.1 milion lekë të vjetra taksa në vit vetëm nga kalimi i pagesës në fondet e investimit, në fondet e pensioneve private.

 

Pyetje: Çfarë duhet të bëjë një qytetar që dëshiron një pension privat, nëse ai vendos një shumë simbolike – 50 mijë lekë në muaj, ose 100 mijë lekë në muaj – për sa kohë e përfiton, dhe në bazë të kësaj përcaktohet edhe sa pension përfiton?

E veçanta e pensioneve private është se secili e përcakton vetë kohën kur do t’i tërheqë këto para. Nëse një person në moshën 40-vjeçare paraqitet pranë zyrave të pensioneve private dhe thotë: “Unë në moshën 60 vjeç dua pension 50 mijë lekë për një periudhë kohore prej 15 apo 20 vjetësh”, atëherë kalkulohet në sistem se sa do të jetë kontributi mujor. Personi do të paguajë një kontribut të caktuar në varësi të mundësive që ka.

E veçanta është se paratë në pensionet private nuk humbasin asnjëherë. Ato trashëgohen dhe mund t’i tërheqin pjesëtarë të familjes edhe nëse personi i regjistruar në këtë skemë humbet jetën. Ndryshe nga sigurimet shoqërore, ku pensioni shtetëror nuk trashëgohet.

 

Pyetje: Po risk a ka? Si janë të garantuara kontributet e qytetarëve? Cila është garancia sepse në bankë, shteti të jep një lloj garancie deri në 2.5 milionë lekë.

Sistemi i pensioneve dhe sigurimit janë tregje të mbikëqyrura nga Autoriteti Mbikëqyrës. Janë të përcaktuara qartë rregullat dhe investimet ku shkojnë këto fonde.

Kryesisht, fondet e pensioneve – jo vetëm në Shqipëri, por në gjithë botën – investohen në bono thesari, pra në bono shtetërore, ku janë të garantuara 100%.

Nëse depozitat janë të garantuara deri në 2.5 milionë lekë, fondet e pensioneve janë 100% të garantuara, sepse i gjithi investimi është në bono thesari shtetërore.

Bono thesari të ndërthurura nga 5 deri në 20 vjet, në vlera të mëdha.

Gjithë synimi i fondeve të pensioneve është që të kapin vlerën maksimale të investimeve me kohë sa më të gjatë, sepse marrin edhe interesa më të larta dhe garanci më të madhe. Fondet e pensioneve e krijojnë këtë mundësi.

Fondet e pensioneve mund të kontribuohen edhe menjëherë me një shumë të caktuar.

Mund të investosh, për shembull, 5 milionë lekë të reja në fond pensioni dhe të marrësh një pagesë mujore çdo muaj. Në fund të 10 apo 20 viteve, sipas marrëveshjes, do të marrësh përsëri shumën e investuar në fillim të skemës.

 

Më ngacmuat. Nëse një emigrant që nuk ka punuar, ka humbur vite pune në Shqipëri, por fut direkt 10 mijë euro nga emigracioni: a do përfitonte pension?
Patjetër, edhe emigrantë. Kemi shumë raste që emigrantët investojnë për familjarët e tyre, por edhe për veten. Nuk janë të përjashtuar. Ka nga ata që investojnë shuma jo të vogla – 50, 100, 150 mijë euro – dhe në 10–15 vjet kanë përfituar edhe interesa më të larta, vlera më të mëdha. Pas përfitimeve të mëdha që vijnë nga investimet në bono thesari, ata e ndajnë këtë shumë në pensione për 10, 15 apo 20 vjet.

Skemat e pensioneve private janë skema fleksibël, që në gjithë botën funksionojnë fuqishëm. Çdo person në botë nuk investon vetëm në një fond pensioni, por në dy ose tre fonde, duke diversifikuar dhe duke parë vlerat sipas kontributeve dhe interesave të menaxhimit të secilit fond pensioni. Kështu krijohet nje mundësi më e mirë për investimin e parave që ka, qoftë nga paga, qoftë nga para të tjera që janë të lejueshme për t’u investuar në fondet e pensioneve.

 

Numri i klientëve dhe përfituesve të pensioneve vullnetare është i vogël krahasuar me 730 mijë pensionistët tanë. A nuk ju duket si zgjidhja më e mirë ajo e Maqedonisë së Veriut dhe e Kosovës pasja e shtyllës së dytë të pensioneve private të detyrueshme?

E thashë më parë se Shqipëria dhe Serbia nuk e kanë këtë kolonën e dytë të pensioneve të detyrueshme private. Maqedonia e Veriut, Kosova, Bosnja, Kroacia, Mali i Zi e kanë të aplikuar prej kohësh.

Shumat e fondeve në këto pensione private sot i kalojnë 6.5 miliardë euro, si në rastin e Maqedonisë, të investuara në fondet e pensioneve private, dhe çdo person sheh vlerën dhe rritjen e parave të tij në kohë reale.

Në zgjedhjet e këtij viti ishte një premtim që do ta shikonte me prioritet dhe do ta hartonte ligjin për ta futur edhe Shqipërinë në këto skema, që krahas kolonës së tretë të ndërtonte edhe kolonën e dytë. Kjo do ta bënte më efikase dhe më të garantuar të ardhurat e pensionistëve në një moshë të caktuar.

Sa dhe si do të realizohet kjo, sa organizata ndërkombëtare do ta mbështesin, dhe sa qeveria shqiptare është e predispozuar për ta bërë: kjo mbetet për t’u parë. Por situata në Shqipëri është e tillë që mendoj se është shumë e domosdoshme. Jemi të vonuar në hartimin e kësaj nisme, sepse nëse do të kishim sot fonde të kësaj natyre – 6–7 miliardë euro të investuara në këto fonde – do të kishim një fuqi ekonomike me vlera të larta, dhe qytetarët shqiptarë do të kishin një garanci shumë here më të madhe dhe sot do të kishin një pension suplementar të garantuar që i kalon 400–500 euro në muaj.

Shumë e rëndësishme që kjo skemë të bëhet dhe të funksionojë. Nuk është në dorën e operatorëve. Operatorët janë të gatshëm dhe të përgatitur për ta kryer me shumë efikasitet këtë proces.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat