10.5 C
Tirana
Monday, January 26, 2026
spot_img
Faqe KryesoreEkonomiPensioni privat në Shqipëri: si funksionon në praktikë

Pensioni privat në Shqipëri: si funksionon në praktikë

Në Shqipëri interesi për pensionet private po rritet, por ende shumë qytetarë nuk e dinë saktësisht çfarë janë dhe çfarë përfitimesh ofrojnë.

Produkt financiar, mekanizëm që ndihmon individin dhe lehtëson barrën e shtetit, kështu mund të shpjegohej thjesht si hyrje.

Pensionet private ekzistojnë falë pamjaftueshmërisë së skemës publike të pensioneve, të cilat, në kushtet e tanishme, nuk garantojnë një të ardhme të sigurt financiare.
Cilat janë këto kushte?
Rënia e lindshmërisë, rritja e jetëgjatësisë dhe zvogëlimi i numrit të kontribuuesve si pasojë e emigracionit të lartë në moshë pune, të gjitha e vënë sistemin publik nën presion.
Shqipëria, në dallim nga vendet Perëndimore, nuk e ka forcën përthithëse të emigrantëve në kontribute.
Po ashtu, raporti i tanishëm, është shumë pranë të qenit 1 me 1, 1 kontribues për 1 pensionist, çfarë përbën një të dhënë alarmuese për sistemin.
Kur raporti bie nën 2:1, sistemi publik fillon të ketë presion serioz financiar, sepse pak punëtorë duhet të mbulojnë shumë pensionistë. Optimalja do të duhej të ishte 3-4 punëtorë për 1 pensionist.
Për këtë arsye, ashtu si në shumicën e vendeve të BE-së, pensionet private shërbejnë si një shtyllë shtesë sigurie, duke i dhënë qytetarëve mundësinë të ndërtojnë vetë një pension më të mirë.
Në Shqipëri, kjo qasje është mbështetur edhe ligjërisht me ligjin e ri të fundvitit 2023, i cili nxit kursimin afatgjatë përmes përfitimeve fiskale për ata që kontribuojnë.
Çfarë është?

“Kostoja e pritjes është më e lartë se kostoja e fillimit me pak.”

 

“Interesi i përbërë është mrekullia e tetë e botës: ai që e kupton, fiton prej tij; ai që nuk e kupton, e paguan.” 

 

Çfarë thonë ekspertët?

Sipas Elvis Ponarit, CEO i SIGAL INVEST, qytetarët investojnë në fonde pensioni për përfitim të drejtpërdrejtë, jo për edukim financiar, kursimi bëhet i vlefshëm sepse sjell një fitim konkret.  Ky është thelbi i pensionit privat sipas z. Ponari, jo thjesht një koncept afatgjatë, por një mënyrë e zgjuar për të siguruar financat e tua, përfitimet fiskale nga shteti e bëjnë këtë edhe më të leverdishëm. Në një kohë kur raporti punëtor, pensionist po tkurret, fondet private nuk janë më një zgjedhje, por një nevojë për të garantuar stabilitetin financiar në të ardhmen.

 

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat