5.5 C
Tirana
Thursday, November 21, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetPensionet, si pritet të ndryshojë skema/ Deputetja: Kemi nivelin më të ulët...

Pensionet, si pritet të ndryshojë skema/ Deputetja: Kemi nivelin më të ulët të kontributeve. Të rishikohet skema për fshatin

Qeveria ka nisur një proces vlerësimi për skemën aktuale të pensioneve.

Kur ka kaluar më pak se një dekadë nga reforma e ndërmarrë në 2015-n, po shihet domosdoshmëria e ndërhyrjes, duke korrigjuar disa aspekte të saj.

Për deputetën e Partisë Socialiste, Pranvera Resulaj, kjo skemë tanimë mund të konsiderohet e vjetëruar, për aq kohë sa mbart të njejtat problematika.

Nga studio e emisionit “Box to Box” në Scan TV, Resulaj u ndal edhe tek aspektet të cilat duhet të rishikohen, që nga rritja e numrit të punësuarve duke luftuar informalitetin e deri tek rritja e nivelit të sigurimeve dhe barazimi i kontributeve për të vetëpuënsuarit në fshat dhe qytet.

E pyetur sesa do të jetë shtesa që do të përfitojnë pensionistët këtë vit, Resulaj tha se ende nuk është përcaktuar, por si çdo vit tjetër do të bëhet bazuar në normën e inflacionit.

Në lidhje me minimumin jetik, deputetja e maxhorancës vuri në dukje se fakti që nuk po miratohet nuk është çështje e mungesës së vullnetit politik por e pamundësisë financiare.

Për këtë vit fondi i vënë në dispozicion për indeksimin e pensioneve është 3.9 miliardë lekë ose rreth 39 milionë dollarë që pritet të ndahen duke filluar nga muaji prill.

LEXO EDHE: Kriza e Pensioneve – Ja si e zgjidhi Europa!

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat