Sistemi publik i pensioneve në Shqipëri po përballet me sfida serioze strukturore.
Tre janë zhvillimet që sipas specialistëve kanë sjellë këto sfida: popullsia në plakje, ritmet e larta të emigracionit dhe raporti i ndryshuar mes kontribuesve dhe përfituesve.
Situata e re po e bën të domosdoshëm kërkimin e alternativave që ofrojnë stabilitet financiar në moshën e tretë.
Më herët, jo e pa lidhur me këtë situatë, u shtrua në diskutim edhe shtylla e dytë e pensioneve.
Sidoqoftë, edhe me skemën aktuale, në shtyllën e tretë, Fondet private të pensioneve po shihen gjithnjë e më shumë si një rrugë e sigurt për të garantuar të ardhme të qetë.
FONDI I PENSIONEVE SIGAL
Një shembull i konsoliduar dhe i suksesshëm në Shqipëri është Fondi i Pensioneve SIGAL, pjesë e kolonës së tretë të pensioneve, që e plotëson më së miri skemën publike.
SIGAL INVEST, me 19 vite eksperiencë dhe mbi 37 milion euro asete të administruara, është sot fondi më i madh i pensioneve private në vend.
Më shumë se 18,000 individë dhe 160 biznese i besojnë kursimet e tyre këtij fondi, duke e bërë një nga institucionet më të qëndrueshme financiare në Shqipëri.
Një nga arsyet e rritjes së interesit është thjeshtësia e procesit. Kontributet paguhen direkt nga paga mujore, ndërsa me një shumë mesatare prej 100 eurosh në muaj, individët përfitojnë përfitime të menjëhershme dhe afatgjata. Vetëm nga përjashtimi i tatimit për kontributet deri në 50,000 lekë/muaj, kursimi arrin mbi 18,000 euro në 20 vite. Në fund, përfituesi merr dy pensione: një nga shteti dhe një nga SIGAL INVEST.
Pensioni privat ofron siguri dhe trashëgimi, pasi kursimet janë pronë personale që mund të trashëgohen. Ai nuk ka kosto mujore administrimi, fiton më shumë se depozitat bankare (aktualisht rreth 4.55% në obligacione shtetërore), dhe përfiton tatim të menjëhershëm. Kursimet kanë fleksibilitet dhe mund të tërhiqen pjesërisht në raste emergjencash, ndërsa pensioni mund të nisë deri 5 vite para moshës ligjore. Për punëdhënësit, kontributet njihen si shpenzime të zbritshme.
Ndërsa e ardhmja e skemës publike të pensioneve duket se paraqet pasiguri, një pension i dytë privat është strategji e domosdoshme për siguri dhe dinjitet financiar pas viteve të punës.




