Skema publike e pensioneve është gjithmonë e më shumë në rrezik.
Me plakjen e popullsisë, uljen e lindjeve dhe emigracionin po ndodh që në skemë të hyjnë më pak lekë dhe të dalin më shumë.
Pa harruar edhe evazionin fiskal, ku pjesa më e madhe e kontribuuesve të rinj, tentojnë të shmangin pagesën e kontributeve shoqërore.
ZGJIDHJA?
I ftuar në emisionin “Bardh a Zi”, në Abc, eksperti i ekonomisë Artan Gjergji teksa foli mbi alternativat që duhen ofruar, ai tha se është e nevojshme që të krijohen skema që shpëtojnë gjeneratën e re, si ‘Kolona e dytë’.
“Skemat shtetërore kanë problematika që dalin deficitare. Bota ka filluar të mendojë disa alternativa të tjera, krijimin e skemave që shpëtojnë gjeneratën e re. Nuk i çojnë kontributet tek kjo skema që falimentojnë por i çojnë në një skemë të dytë apo të tretë. Është e detyrueshme, por nuk është si kjo e sotmja, që detyrimet e mia shkojnë për pensionistin sot. Ndërkohë që kolona e dytë, funksionon si depozitë banke. Kontributet e mia çdo muaj nga paga shkojnë në një llogari që është vetëm e imja. Ato para investohet, dhe kur dal në pension, marr edhe lekët e mia që janë në llogari, marr edhe fitimin nga investimi që është bërë. Ne nuk e kemi kolonën e dytë. Është vullnetare”.
Ndërkaq, sipërmarrësi Gjergji Gjika duket edhe më skeptik:
“Mendoj se pas 5 vitesh, nëse vazhdojmë me këtë skemë, ata që do të dalin në pension, do të ngrohen në diell”.
Që mosha e pensionit të mos na gjejë të mërzitur, plot halle dhe barrë për fëmijët tanë, duhet të bëjmë atë që vendet e rajonit dhe Europës kanë vite që e bëjnë: investimin në një fond pensioni privat.
Dhe nëse do pyesni se te cili fond duhet të drejtohemi, sigurisht që përgjigja është “SIGAL UNIQA Fond Pensioni”.
Sepse:
Emri i madh: “SIGAL UNIQA Fond Pensioni” është pjesë e “SIGAL UNIQA” dhe “UNIQA Insurance Group” duke qenë një garanci më shumë për çdo individ apo biznes.
Ekspertiza: Me mbi 17 vjet përvojë në fushën financiare, “SIGAL UNIQA Fond Pensioni” ofron njohuri të thellë në këtë fushë duke ofruar zgjidhje për të përmbushur nevojat unike të kompanisë suaj dhe jo vetëm.
Përshtatja: “SIGAL UNIQA Fond Pensioni” bashkëpunon ngushtë me çdo klient për të projektuar një plan pensioni që përputhet me synimet e biznesit dhe preferencat e individëve.
Siguria: “SIGAL UNIQA Fond Pensioni” mundëson sigurinë dhe mbrojtjen e investimeve të punonjësve tuaj, duke investuar në instrumenta financiarë të besueshëm (Obligacione Shtetërore).
Mosha ikën shpejt ndaj nisni që sot të mendoni për pensionin tuaj… Vetëm me Fondin SIGAL
Mos humbisni kohë, këshillohuni tani me këshilltarët e Fondit SIGAL, përmes:
Telefonit: +355 44 511 666
E-mailit: [email protected]