37.5 C
Tirana
Saturday, August 9, 2025
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetPekini sërish nën alarme stuhish dhe reshjesh shiu

Pekini sërish nën alarme stuhish dhe reshjesh shiu

Pekini po përballet sërish me reshje të dendura shiu, vetëm një javë pasi përmbytjet e shkaktuara nga stuhitë e mëdha morën jetën e të paktën 44 personave në kryeqytetin kinez.

Shërbimi meteorologjik i qytetit ngriti paralajmërimin për stuhi shiu në nivelin e kuq në orën 13:00 me kohën lokale të hënën, niveli më i lartë në sistemin me tre shkallë, pasi më herët kishte shpallur nivelin portokalli.

Parashikohet se në disa zona mund të bien mbi 200 milimetra shi brenda gjashtë orëve, duke rritur rrezikun e rrëshqitjeve të dheut.

Administrata Meteorologjike e Kinës njoftoi se reshjet më të dendura do të nisin në orën 18:00 dhe do të zgjasin deri në agimin e së martës.

Instituti kombëtar i motit tha se përplasja e një zone presioni të ulët në atmosferë me një zonë tjetër presioni të lartë po shkakton këtë stuhi të fortë.

Përmbytjet e shpejta pritet të godasin veçanërisht zonat malore periferike, të cilat u prekën rëndë javën e kaluar.

Të dhënat zyrtare tregojnë se toka në zonën e Pekinit është tashmë e tejngopur deri në 50 milimetra thellësi.

Autoritetet i bënë thirrje banorëve të qëndrojnë në shtëpi përveç rasteve të domosdoshme, ndërsa shkollat kanë pezulluar mësimin me prezencë fizike.

Reshje të dendura priten gjithashtu në veri të Kinës, përfshirë Hebei dhe Tianjin, deri të martën pasdite.

Edhe brigjet jugore të vendit, të prekura nga monsoni jugperëndimor, po përjetojnë reshje të shumta.

Dëmet nuk janë përllogaritur ende, por zërat e parë flasin për realitete të niveleve historike të dëmeve materiale.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat