8.5 C
Tirana
Friday, November 22, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetPavarësisht normave më të larta të interesit, kreditë për shtëpi në rritje

Pavarësisht normave më të larta të interesit, kreditë për shtëpi në rritje

Kredia për shtëpi po rritet edhe këtë vit, pavarësisht rritjes së normave të interesit.

Sipas statistikave nga Banka e Shqipërisë, për 5 muajt e parë të vitit, sektori bankar ka dhënë 19.6 miliardë lekë kredi të reja për shtëpi, pothuajse 5% më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Sipas statistikave, kredia për shtëpi në Euro përbënte rreth 58% të volumit të kredisë së re për shtëpi të dhënë gjatë 5-mujorit 2023.

Aktualisht, norma bazë e interesit për Lekun ka arritur në 3%, nga 0.5% që ishte deri në mars 2022, ndërsa për Euron ka arritur në 4%, nga 0 që ishte deri afër mesit të vitit 2023.

Pavarësisht kësaj, efektet në produktin kryesor të kredisë për individë, për momentin, ngelen të pjesshme, për disa arsye.

Sektori bankar vazhdon të shfaqë ofertë relativisht tërheqëse në segmentin e kredive për shtëpi dhe rritja e normave të interesit nga bankat qendrore në kreditë e reja nuk është reflektuar plotësisht.

Sipas statistikave të Bankës së Shqipërisë, interesi mesatar i kredive të reja për shtëpi për 5-mujorin 2023 rezultoi 4.27% në Lekë dhe 4.13% në Euro. Në të dyja monedhat, norma mesatare e interesit është rritur me më pak se një pikë përqindje krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Në fund të muajit maj, portofoli i kredisë për blerjen e banesave nga individët arriti vlerën e 172 miliardë lekëve, në rritje vjetore me 10.1%.

Çfarë duhet të dimë para se të marrim një kredi në bankë

Blerja e një shtëpie sidomos në Tiranë apo në qendrat e qyteteve kryesore të vendit është investimi me i madh dhe i rendesishem ne jeten e nje individi sepse vlera qe do shpenzohet nga financat e tij apo familjes eshte e konsiderueshme dhe merr pjesen me te madhe te kursimeve apo te te ardhurave mujore per disa vite (15-20 vjet) ne rastin e marrjes me kredi.

Emigrantët që vijnë për të jetuar në Shqipëri pas shumë vitesh jashtë vendit përdorin kursimet e tyre nga puna jashtë vendit, kurse rezidentet migrues marrin kredi në shtesë te vlerës që shesin banesën apo çdo pronë tjetër në vendin nga i cili migrojnë.

Duke qenë se çmimet e apartamenteve në Tiranë dhe zonat urbane rriten çdo vit, blerja e një apartamenti bëhet sfide sepse i shtohet dhe presioni i kohës për të mos mbartur edhe kostot e rritjes se çmimeve të tyre. Dhe në këto raste, një mjet ndihmues është kredia bankare.

Kreditë për shtëpi janë produkti që edhe bankat reklamojnë dhe ofrojnë më së shumti. Por ka disa detaje, të cilave nuk u vemë shumë rëndësi, po që në thelb janë jetike për secilin nga ne sikurse është “Sigurimi i Shtëpisë” dhe të kuptuarit saktë se çfarë mbulon dhe dëmshpërblen në rast dëmtimi nga shkaqe të ndryshme qe citohen respektivisht në policën e sigurimit.

Shumë e rëndësishme është të kuptohet diferenca e “Sigurimit të apartamentit me përfitues Bankën në vlerën e kredisë që merret për blerjen e tij” dhe “Sigurimit të apartamentit për vleren reale të tij”.

Pse?

“Sigurimit të apartamentit me perfitues Banken në vlerën e kredisë që merret për blerjen e tij”. Me pak fjalë, Banka ka siguruar kredinë, çka do të thotë, në rast se shtëpia, kolateral garancie për pagimin e kredisë, dëmtohet atëherë kompania e sigurimit ka vetëm detyrim ti paguaj bankës kredinë tuaj.

Ju nuk keni më borxh financiar ndaj bankës por ndërkohë jeni pa shtëpi!

Çfarë duhet të bëjmë që të kemi mbeshtetje financiare edhe per riparimin e shtepise se demtuar?

Blini policën e sigurimi me mbulim vlerën e plotë të shtëpisë apo godinës së biznesit tuaj!

Një shembull: Në qoftë se blini një apartament me vlerë 100 mijë euro; 50 mijë euro kursime tuajat dhe 50 mijë euro kredi nga banka. Në rast dëmi, kompania e sigurimit mbulon vetëm 50% të dëmeve të shkaktuara dhe pjesën tjetër duhet ta përballoni me financat tuaja. Kjo e vlefshme dhe për rastet kur ka dëmtime pjesore, për shembull një dëm me kosto 2 mijë euro, sigurimi mbulon vetëm 50% të dëmit, pra 1 mijë euro. Ndërsa pjesën tjetër, 1 mijë euro, duhet ta rregulloni nga buxheti juaj.

Si përfundim, nëse doni të siguroni totalisht pronën tuaj, qoftë apartament apo biznes dhe të mos shqetësoheni në rast fatkeqësish me origjinë natyrore ose njerëzore per kostot financiare qe mund te prekin financat tuaja, sa herë që të merrni një kredi për shtëpi në bankë sigurohuni që përveç policës së sigurimit që Banka merr per sigurimin e kthimit të kredisë qe ju ka dhënë, merrni  edhe policën shtesë të sigurimit me vlerën e plotë të shtëpisë apo godinës së biznesit.

Shqiperia renditet e para në Europë për ekspozimin ndaj fatkeqesive natyrore; tërmet, përmbytje, zjarre sikurse dhe faktet kanë treguar që këto fenomene janë bërë pjesë e të përditshmes tonë duke shtuar dhe elementin njeri që i shkakton këto situata me vetëdije apo pa vetëdije.

Ndaj vendosni në peshore shpenzimin për sigurim kundrejt vlerës së shtëpisë që siguroni në rast të ndodhjes së këtyre fenomeneve dhe vendosni nëse investimin e jetës Tuaj do t’ia lini rastësisë apo do merrni masa për të patur nën kontroll kostot tuaja, njësoj si Bankat që përkujdesen duke mbajtur garanci mbi garanci për kredinë që ju japin!

Siguroni pasuritë me vlerën e tyre reale që të garantoni qetësinë financiare dhe të shmangni surprizat e pakëndshme për familjen dhe jetën tuaj!

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat