Një treshe pasaportash aziatike u ofrojnë mbajtësve të tyre liri më të madhe të udhëtimit në botë se ato të çdo vendi tjetër.
Kështu thotë raporti i publikuar nga firma këshilluese globale e qytetarisë dhe qëndrimit me qendër në Londër, “Henley & Partners“, përcjell sigurime.online.
Japonia ka kaluar përpara Singaporit dhe Koresë së Jugut për t’u ofruar qytetarëve të saj akses pa viza ose viza sipas kërkesës në një rekord prej 193 destinacionesh në mbarë botën, krahasuar me 192 të dy liderëve të tjerë.
Pasaportat më të fuqishme për 2022:
- Japoni (193 destinacione)
- Singapor, Koreja e Jugut (192 destinacione)
- Gjermani, Spanjë (190 destinacione)
- Finlandë, Itali, Luksemburg (189 destinacione)
- Austri, Danimarkë, Holandë, Suedi (188 destinacione)
- Francë, Irlandë, Portugali, Mbretëria e Bashkuar (187 destinacione)
- Belgjikë, Zelanda e Re, Norvegjia, Zvicra, Shtetet e Bashkuara (186 destinacione)
- Australi, Kanada, Republika Çeke, Greqi, Maltë (185 destinacione)
- Hungaria (183 destinacione)
- Lituani, Poloni, Sllovaki (182 destinacione)
Shqipëria dhe Rajoni
Sipas indeksit, Shqipëria renditet në vendin e 53, ku poseduesit e pasaportës shqiptare mund të udhëtojnë në 115 shtete.
Maqedonia e Veriut në vendin e 45 me 125 vende të aksesushme, Mali i Zi në vendin e 46 me 124 shtete. Kosova në vendin e 104, ku mund të udhëtohet në vetën 41 shtete.
Pasaportat më të këqija për 2022:
Disa vende anembanë botës kanë akses pa viza ose viza në momentin e mbërritjes në 40 ose më pak vende. Kjo perfshin:
- Koreja e Veriut (40 destinacione)
- Nepal, territori palestinez (38 destinacione)
- Somali (35 destinacione)
- Jemeni (34 destinacione)
- Pakistan (32 destinacione)
- Siri (30 destinacione)
- Irak (29 destinacione)
- Afganistan (27 destinacione)