5.5 C
Tirana
Thursday, November 21, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetPas Tajvanit, tërmeti i fortë godet edhe Turqinë

Pas Tajvanit, tërmeti i fortë godet edhe Turqinë

Pas Tajvanit, i cili u godit nga një tërmet me magnitudë 7.4 ballë, një tjetër lëkundje sizmike u regjistrua pak minuta më parë edhe në Turqi.

Tërmeti me magnitudë 4.6 të shkallës Rihter u regjistrua 57 km në jug-juglindje të qytetit të Adiyaman.

Deri tani nuk ka raportime për dëme në njerëz apo dëme materiale.

LEXO EDHE: Tërmeti i fuqishëm në Tajvan/ Eksperti: Përgjegjësia për të siguruar pronat, një akt humanitar ndaj vetes dhe të tjerëve

Javën e shkuar ishte Greqia që u godit nga një tërmet me magnitudë 5.1 ballë.

Edhe Shqipëria, vend me aktivitet të lartë sizmik

Përveç Turqisë dhe Greqisë, sipas ekspertëve sizmiologë, Shqipëria përcaktohet si një nga vendet me veprimtari sizmike ndër më të lartat në Europë, pasi rreziku nga tërmetet është gjithnjë prezent në të gjithë territorin.

Duke vlerësuar këtë risk, ata kanë arritur në përfundimin se çdo 5 vjet mund të ndodhë një tërmet i fuqishëm mbi 7 ballë dhe çdo dhjetë vjet një tërmet mbi 8 ballë.

Zonat më të rrezikuara janë zona e bregdetit shqiptar, zona e dytë që paraqet rrezikshmëri është zona e Leskovik-Korçë-Pogradec ndërsa zona e tretë mbahet si zona e Lushnje-Elbasan-Peshkopi.

LEXO EDHE: Nga tërmetet, zjarret e deri tek përmbytjet/ 8 rreziqet që kërcënojnë Shqipërinë

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat